Deputetët nisin të hyjnë në sallë

Deputetë të partive të pushtetit kanë nisur të zënë vendet e tyre në sallën e Kuvendit të Kosovës për të marrë pjesë në seancën e thirrur nga Qeveria ku pritet të vihet në votim ekipi negociator i propozuar nga vetë qeveria. Në sallë kanë hyrë edhe deputetë të Vetëvendosjes, por me gjasë ata vetëm po […]
Në sallë kanë hyrë edhe deputetë të Vetëvendosjes, por me gjasë ata vetëm po monitorojnë se çfarë po ndodhë brenda sallës.
Gjatë mëngjesit të sotëm, në ambientet e Kuvendit ka qëndruar edhe ambasadori amerikan, Greg Delawie i cili thuhet se ka takuar kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.













