Deputetët e Parlamentit Evropian: E dimë sa sfiduese janë bisedimet Kosovë-Serbi

Deputetët e Parlamentit Evropian: E dimë sa sfiduese janë bisedimet Kosovë-Serbi

Deputetët kryesorë të Parlamentit Evropian po i mbështesin përpjekjet e presidentit kosovar dhe atij serb për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit brenda kuadrit të së drejtës ndërkombëtare. David McAllister (EPP, Gjermani), Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe Raportues për Serbinë, si dhe Igor Soltes (Greens/EFA, Slloveni), Raportues për […]

David McAllister (EPP, Gjermani), Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe Raportues për Serbinë, si dhe Igor Soltes (Greens/EFA, Slloveni), Raportues për Kosovën, janë takuar sot me Federica Mogherinin, Përfaqësuese e Lartë të BE-së dhe në fund të takimit, McAllister dhe Soltes kanë thënë se ky dialog është shumë i rëndësishëm për stabilitetin e tërë Ballkanit Perëndimor, transmeton Telegrafi.

 

 

“Dialogu ndërmjet presidentit Thaçi dhe presidentit Vuçiq për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë dhe për stabilitetin e tërë Ballkanit Perëndimor.

Ne dëshirojmë të mbështesim ngrohtësisht përpjekjet e tyre, si dhe ato të vendosura nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, zëvendëspresidentja Federica Mogherini gjatë viteve të fundit për të tentuar arritjen e një marrëveshje, e cila është e zbatueshme, e qëndrueshme, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe për të mirën e të gjithë rajonit.

Ne e dimë sa sfiduese mund të jenë këto diskutime, por një përfundim pozitiv mund të hap rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe do të çonte në marrëdhënie të mira fqinjësore. Një marrëveshje e tillë me pëlqimin e ndërsjellë do të ishte një arritje historike dhe ne, në Parlamentin Evropian, mbetemi plotësisht të përkushtuar për t’ju ofruar gjithë mbështetjen tonë të dy presidentëve dhe Përfaqësueses së Lartë, për të siguruar një përfundim të suksesshëm”, ishte deklarata e përbashkët e McAllister dhe Soltes.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?