Delawie: Fundjavë e vështirë, shpresoj të jetë pikë kthese

Vizitën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Kosovë e ka komentuar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie. Në një postim në Twitter ai ka shkruar se kjo ishte një fundjavë e vështirë, që shpreson se do të jetë pikë kthese pozitive. “E pranoj se ka qenë një fundjavë e vështirë. Vlerësoj përpkjet e bëra […]
Në një postim në Twitter ai ka shkruar se kjo ishte një fundjavë e vështirë, që shpreson se do të jetë pikë kthese pozitive.
“E pranoj se ka qenë një fundjavë e vështirë. Vlerësoj përpkjet e bëra për të ruajtur sigurinë. Protestat paqësore më së miri do ta shfaqnin Kosovën që unë e njoh. Duhet të vazhdohet që të punohet shumë për të zvogëluar tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për të normalizuar marrëdhëniet. Shpresoj se kjo fundjavë do të shihet si një pikë kthese pozitive”, ka shkruar Delawie në Twitter.












