Dalin detaje për vrasjen e biznesmenit në Shkodër

Dalin në dritë detaje të reja për vrasjen e 30 vjeçarit në Shkodër. Dyshohet se Arrjan Ferracaku është ekzekutuar me armë zjarri teksa ishte duke shëtitur me kalë. Mësohet se viktima është babai i dy fëmijëve dhe zotërues i dy bizneseve në Velipojë. Pranë trupit të viktimës është gjendur dhe një automjet i djegur për të […]
Dyshohet se Arrjan Ferracaku është ekzekutuar me armë zjarri teksa ishte duke shëtitur me kalë.
Mësohet se viktima është babai i dy fëmijëve dhe zotërues i dy bizneseve në Velipojë.
Pranë trupit të viktimës është gjendur dhe një automjet i djegur për të cilin policia ka hedhur dyshimet se ndodhej aty para se të ekzekutohej 31-vjeçari.
Në vendgjarje kanë mbëritur forcat e policisë për hetimin dhe zbardhjen e ekzekutimit. Ende nuk ka asnjë dushim të ngritur për shkakun e kësaj vrasjeje.












