Daçiq: Në dialog të flasim hapur dhe të shqyrtojmë të gjitha opsionet

Daçiq: Në dialog të flasim hapur dhe të shqyrtojmë të gjitha opsionet

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha të mërkurën se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës është në një fazë të rëndësishme dhe se duhet të shqyrtohen seriozisht të gjitha opsionet e ofruara. Daçiq, në një takim joformal në Banja Llukë të ministrave të Jashtëm të Procesit për Bashkëpunim të Evropës Juglindore, tha se Serbia […]

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha të mërkurën se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës është në një fazë të rëndësishme dhe se duhet të shqyrtohen seriozisht të gjitha opsionet e ofruara.

Daçiq, në një takim joformal në Banja Llukë të ministrave të Jashtëm të Procesit për Bashkëpunim të Evropës Juglindore, tha se Serbia ka treguar gatishmëri për kompromis dhe propozime konstruktive, në mënyrë që të arrihet deri te një zgjidhje e pranueshme nga të dyja palët, e qëndrueshme dhe afatgjate.

“Konsideroj se është e nevojshme të flitet hapur dhe të shqyrtohet seriozisht çdo opsion i ofruar, ku padyshim alternativa më e mirë është ajo me të cilën pajtohen të dyja palët në dialog. Mirëkuptimi dhe mbështetja e partnerëve tanë në këtë rrugë të sfidueshme mbetet shumë e rëndësishme”, tha Daçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Daçiq po ashtu theksoi se “ritmi i anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, në masë të madhe, varet edhe nga dialogu i Beogradit me Prishtinën”.

Të premten në Bruksel, presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, takohen për një raund të ri të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve.

Së voni, ata kanë shpalosur edhe idenë për ndryshimin e kufijve si mundësi për zgjidhjen e problemeve.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?