Daçiq: Hashim Thaçi kurrë s’mund të vijë në Preshevë

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se Hashim Thaçi asnjëherë nuk mund ta vizitojë Preshevën dhe pretendimet për një gjë të tillë, janë false. “Ka qenë një lajm i rrejshëm për të tërhequr vëmendjen nga vizita e suksesshme e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Kosovë”, ka thënë Daçiq për televizionin serb Pink. “Nuk […]
Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se Hashim Thaçi asnjëherë nuk mund ta vizitojë Preshevën dhe pretendimet për një gjë të tillë, janë false.
“Ka qenë një lajm i rrejshëm për të tërhequr vëmendjen nga vizita e suksesshme e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Kosovë”, ka thënë Daçiq për televizionin serb Pink.
“Nuk ka pasur as kërkesë e rrjedhimisht as aprovim për një vizitë të tillë. Ne e kemi kontaktuar edhe kabinetin e Komisionerit Hahn për të na konfirmuar gjëra të tilla por nuk ka asgjë prej kësaj”, ka thënë ai.
Daçiq ka thënë se Thaçi edhe vetë e di që s’mund ‘të vijë në Preshevë për shkak të vendimit të gjykatës në Serbi, ku ai është i dënuar’./Periskopi/












