Daçiq e quan të çmendur delegacionin e Kosovës: E shihni me kë kemi punë

Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka thënë se dita e sotme në Bruksel, dëshmoi se ‘me çfarë njerëz të çmendur’ është duke u përballur delegacioni serb për bisedime me Kosovën. Ai i ka thënë televizionit serb, First se sot ‘dëgjuam deklarata se si dikujt nuk i jepet leje për një vizitë’ apo diçka të […]
Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka thënë se dita e sotme në Bruksel, dëshmoi se ‘me çfarë njerëz të çmendur’ është duke u përballur delegacioni serb për bisedime me Kosovën.
Ai i ka thënë televizionit serb, First se sot ‘dëgjuam deklarata se si dikujt nuk i jepet leje për një vizitë’ apo diçka të tillë, duke shtuar se kjo dëshmon se me ‘çfarë njerëz të çmendur po përballet delegacioni serb’.
“Kemi parë se me çfarë mendjesh kemi punë, pas gjithë atyre qëndrimeve zyrtare, të bazuara në kërcënime dhe në disa storie fictive se si ata mund ta lejojnë ose jo dikë të vizitojë diçka, edhe më tepër kur gjëra të tilla kalojnë të heshtura nga Brukseli dhe nuk lejohen në bazë të marrëveshjes së Brukselit. Ja me çfarë njerëz të çmendur kemi punë”, ka thënë Daçiq, transmeton Periskopi.
Ai ka thënë se Bashkimi Evropian dhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar, e ‘kanë të qartë si loti’ se çka po ndodhë atje.
‘Kjo është një shkelje e dialogut dhe komuniteti ndërkombëtar bashkë me BE’në ende nuk kanë reaguar përballë gjërave të tilla”, ka thënë ai./Periskopi/












