Çka nëse edhe shqiptarët e Maqedonisë kërkojnë t’i bashkohen Kosovës? Përgjigjet Thaçi

Çka nëse edhe shqiptarët e Maqedonisë kërkojnë t’i bashkohen Kosovës? Përgjigjet Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të turnout të tij për të informuar liderët e vendeve të rajonit për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, sot ka takuar kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev. Në konferencën për media, Thaçi është pyetur, se pas idesë së tij për bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës, si tërësi territoriale në […]

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të turnout të tij për të informuar liderët e vendeve të rajonit për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, sot ka takuar kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev.

Në konferencën për media, Thaçi është pyetur, se pas idesë së tij për bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës, si tërësi territoriale në Kosovë, çka ndodh nëse edhe shqiptarët e Maqedonisë do të kërkonin një gjë të tillë, Thaçi ka thënë se ‘duhet kuptuar që me Serbinë është një çështje më specifike’.

“Të gjithë e dinë se pa një dialog me Serbinë nuk mund të arrijmë marrëveshje paqësore. Rruga tjetër është e papranueshme. Rruga tjetër është regres. BE ka hapur dyert për ne si vende të Ballkanit Perëndimor. Por, BE nuk pranon në gjirin e vet, vende me problematika të hapura.  Ne veç kemi filluar të diskutojmë, negociatat do të intensifikohen në të ardhmen mes Kosovës dhe Serbisë. Një marrëveshje e tillë mund të shtyhet por do të ketë kosto të madhe, marrëveshja do jetë kompromis i debatueshëm brenda Kosovës dhe brenda Serbisë, si marrëveshjet, si vendimet që merren edh epër vendet në Greqi, Maqedoninë. Definitivisht Kosova ka për të bërë demarkimin e kufirit 430 km mes Kosovës dhe Serbisë dhe ky proces duhet të mbyllet. Marrëveshja Kosovë Serbi nëse arrihet, do të jetë shumë e vështirë, por nëse arrihet, do të jetë e frymës evropiane, në koordinim të plotë me të gjitha shtetet fqinje dhe mike. Kosova respekton integrritetin territorial të çdo shteti fqinj, por me Serbinë është çështje specifike.  Në këtë drejtim, do të kemi një proces mjaft kompleks, do të ketë debate jot ë lehta, refuzime të lehta, por është rruga që duhet ta marrim ne edhe si liderë të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Thaçi, shkruan Periskopi.

Ndryshe, në këtë konferencë, Thaçi ka thënë se Kosova dhe Maqedonia kanë një bashkëpunim të shkëlqyer.

“Kosova dhe Maqedonia nuk kanë asnjë çështje të hapur. Kanë bashkëpunim të shkëlqyer në të gjitha çështjet.  Tash ka mbetur radha e Kosovës dhe Serbisë që të arrisin një marrëveshje historike paqësore. Ju e dini nuk do të jetë e lehtë që të arrihet një marrëveshje historike përfundimtare, e paqes, por është rruga e vetme që Kosova të lëvizë sa më shpejt drejt perspektives euro atlantike dhe që definitivisht të kemi  Marrëveshja do të jetë shumë e vështirë për t’u arritur. Por nuk kemi të drejtë të mbajmë peng të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tonë. Do të bëj përpjekje të arrijmë marrëveshje. Kam qenë ditë më parë edhe në Shqipëri dhe kam biseduar me presidentin Meta gjithashtu edhe me presidentin Gjukanoviq dhe tash kam ardhur edhe te ju, për t’iu siguruar që çdo marrëveshje do të ketë shpirtin evropian. Nuk do të ketë zgjidhje të vijave në baza etnike. Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do jetë një marrëveshje që ju do të ndjeheni komod, njerëzit do jenë mbështetës të këtij procesi. Nuk do të bëjmë asnjë marrëveshje që cenon miqtë tonë”, ka thënë ai./Periskopi/

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?