Çifti kosovar dënohet në Austri, ndërtuan dy shtëpi në Kosovë me pensione të invalidëve

Çifti kosovar dënohet në Austri, ndërtuan dy shtëpi në Kosovë me pensione të invalidëve

Një çift kosovar është dënuar nga Gjykata Rajonale në Vjenë me pretekstin se e kanë mashtruar shtetin austriak duke e deklaruar rrejshëm statusin e invalidit.  I dyshuari 45 vjeçar, që nga viti 2010 deri në vitin 2017, ka qenë gjithmonë jashtë Austrisë, në shtëpinë e tij në Kosovë, por asnjëherë nuk ka treguar për udhëtimet […]

Një çift kosovar është dënuar nga Gjykata Rajonale në Vjenë me pretekstin se e kanë mashtruar shtetin austriak duke e deklaruar rrejshëm statusin e invalidit. 

I dyshuari 45 vjeçar, që nga viti 2010 deri në vitin 2017, ka qenë gjithmonë jashtë Austrisë, në shtëpinë e tij në Kosovë, por asnjëherë nuk ka treguar për udhëtimet e tij. Për gruan e tij ka thënë se ka probleme psikologjike dhe trauma nga lufta, gjë që ka bërë që çifti të marrë ndihmë ekonomike të nivelit të dytë nga shteti austriak.

Të dy së bashku nga ndihma ekonomike austriake kanë përfituar 59 mijë e 297 euro. Me këto para që kanë marrë, thuhet se burri ka ndërtuar një shtëpi në Kosovë, ndërsa shtëpia e dytë është në ndërtim e sipër, shkruan Heute.at.

Një numër i madh i dëshmitarëve (kushërinjtë, nipat dhe vëllai), kanë dëshmuar në Gjykatë lidhur me rastin. Nipi i të dyshuarit nuk ka folur fjalë të mira për dajën e tij.

“Është një burrë me të cilin nuk duhet të shoqërohesh” ka thënë ai.

Ndërkohë vëllai ka treguar se gruaja e tij nuk ka probleme mentale fare, shkruan Express.

“Gruaja e tij nuk ka probleme mendore, nuk ka trauma siç kanë thënë ai dhe ajo” ,ka dëshmuar vëllai.

Ndërkohë gjërat janë vështirësuar edhe më tepër kur i dyshuari është dashur që të përgjigjet në Gjykatë i shoqëruar nga një përkthyes, përderisa të gjitha shkresat për (mbulesat dhe ankesat) ishin të shkruara në gjuhën gjermane shumë mirë.  Për këtë i dyshuari kishte thënë se i ka shkruar djali i tij.

Gjyqtari u ka besuar dëshmitarëve dhe e ka vendosur që të akuzuarit t’i dënojë me 14 muaj burgim me kusht, megjithatë ky vendim ende nuk është definitiv.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?