Çfarë po paralajmëron kështu Agim Bahtiri?

Çfarë po paralajmëron kështu Agim Bahtiri?

Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri ka dalur me një kërkesë për Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës qe të bëhen një dhe t’i thonë jo shkëmbimeve territoriale të Kosovës me Serbinë. Sipas Bahtirit, nuk do t’i falet askujt nëse bëhen pazare me Serbinë, për Mitrovicën, transmeton Periskopi. Madje Bahtiri ka treguar se protestat në rrugë […]

Sipas Bahtirit, nuk do t’i falet askujt nëse bëhen pazare me Serbinë, për Mitrovicën, transmeton Periskopi.

Madje Bahtiri ka treguar se protestat në rrugë nuk i ka dashur kurrë, vetëm dialogun në tavolinë. Por çdo drejtim i kundërt, thotë se do ta detyrojë të bëjë veprime që ai nuk do t’i donte.

‘’Nuk e kam dëshiruar rrugën asnjëherë, pasi që gjithmonë i dëshiroja bisedimet në tavolinë, sepse atje jam shumë i fuqishëm. Por çdo lëvizje në drejtim të kundërt të këtij apeli tim, në emër të qytetarëve të Mitrovicës do të më fus në një proces tjetër, e që unë nuk e dëshiroja.’’.

Nesër në Bruksel, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq do të vazhdojnë dialogun, ku pritet që të diskutohet edhe për mundësinë e korrigjimit të kufijve të të dyjave vendeve.

 

Ja kërkesa e plotë e Agim Bahtirit në Facebook:

 

KËRKESË PËR KUVENDIN DHE QEVERINË

Duke e parë situatën e rëndë në të cilën gjenden institucionet e Kosovës për shkak të dialogut të Kosovës me Serbinë, e kam një mesazh për deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe Qeverinë e Kosovës, pasi që nuk bën të luhet me fatin e Mitrovicës, duke përdorur shkëmbimet territoriale apo ndryshimin e kufijve.

Le ta dijë mirë ky president, kjo qeveri, e secili deputetë, se për çdo veprim që bëjnë do të japin llogari para qytetarëve të Mitrovicës, sepse askush të mos mendojë se mund të shkatërrohet e ardhmja e Mitrovicës dhe tërë Kosovës. Mjaftë e kanë ndarë Mitrovicën, e kanë varfëruar dhe në krah të këtyre dhimbjeve që i kanë shkaktuar veriut dikush është pasuruar me anë të kontrabandës Prishtinë – Beograd.

Askush më nuk do të mund të luaj me Mitrovicën dhe tokën e saj te ujitur me gjakun e dëshmorëve, të bijëve dhe bijave tona më të çmuara të kombit tonë. Tani flitet dhe proklamohet prej qarqeve më të larta të shtetit, duke filluar nga Hashim Thaçi së bashku me njerëzit e afërt të tij, e duke lobuar te miqtë dhe armiqtë e Kosovës për të copëtuar trojet tona shekullore shqiptare.

Ju bëj thirrje deputetëve, që në emër të gjakut të derdhur që ende ka aromën e freskët dhe ajo aromë gjaku duhet të ju përcjellë gjithkund, në shtëpi, në punë e në rrugë, në emër të lotëve të nënave që kanë mbetur pa djem dhe bija të tyre, në emër të fëmijëve jetim që nuk i kanë parë prindërit e tyre, në emër të amanetit të dëshmorëve tonë, në emër të qytetarëve të Mitrovicës së plagosur, ju ftoj që të bëheni një, një grusht i fortë, duke i lënë anash interesat partiake, grupore, personale dhe t’i thoni jo shkëmbimeve territoriale të Kosovës me Serbinë.

E ftoj Kryeministrin e vendit për të cilin kam respekt për luftën që e ka bërë për çlirimin e vendit, për familjen e tij që kanë dhënë shumë për këtë vend, që të merr timonin në dorë të anijes së madhe të quajtur Kosovë dhe ta drejton në destinacionin e ruajtjes së sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Nuk e kam dëshiruar rrugën asnjëherë, pasi që gjithmonë i dëshiroja bisedimet në tavolinë, sepse atje jam shumë i fuqishëm. Por çdo lëvizje në drejtim të kundërt të këtij apeli tim, në emër të qytetarëve të Mitrovicës do të më fus në një proces tjetër, e që unë nuk e dëshiroja.

Prandaj edhe njëherë ju bëj thirrje, që o sot o kurrë të bëheni një, të bëni një platformë prej njerëzve më të mirë të vendit për të biseduar me palën serbe, pa hyrë në rend dite opsioni i ndarjes apo shkëmbimit të territoreve, pa hyrë në rend dite themelimi i Asociacionit me fuqi ekzekutive, por të hyj në rend dite normalizimi i gjendjes politike dhe njohja reciproke e dy shteteve sovrane, siç janë Republika e Kosovës dhe Serbisë.

Besoj që secili deputetë në Kuvendin e Kosovës do ta mbështes opsionin tim dhe do të ju isha falënderues gjithë jetën, sepse ky është një moment historik për qytetarët e Kosovës e në veçanti për qytetarët e Mitrovicës.

Sinqerisht,

Agim Bahtiri

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?