Brnabiq: Konflikti i ngrirë me Kosovën, i rrezikshëm për gjeneratat e ardhshme

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq gjatë një konference me senatorin amerikan, Ron Johnson ka vlerësuar qasjen konstruktive të Shteteve të Bashkuara për të gjetur një zgjidhje në çështjen e Kosovës, shkruan B92, transmeton Periskopi. Brnaviq dhe Johnson kanë folur për të ardhmen evropiane të Serbisë, dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe stabilitetin rajonal, thuhet në […]
Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq gjatë një konference me senatorin amerikan, Ron Johnson ka vlerësuar qasjen konstruktive të Shteteve të Bashkuara për të gjetur një zgjidhje në çështjen e Kosovës, shkruan B92, transmeton Periskopi.
Brnaviq dhe Johnson kanë folur për të ardhmen evropiane të Serbisë, dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe stabilitetin rajonal, thuhet në një deklaratë të zyrës së kryeministres serbe.
Gjatë këtij takimi, kryeministrja serbe ka thënë se konflikti i ngrirë me Kosovën nuk është zgjidhje e mirë, pasi që sipas saj “kjo ndikon shumë keq edhe në zhvillimin ekonomik të serbëve në territorin e Kosovës’.
“Mesazhi i presidentit Vuçiq ka qenë i qartë: ne dëshirojmë paqe, stabilitet dhe bashkëpunim, për të mirën e serbëve dhe gjithë rajonit’, ka thënë ajo, transmeton Periskopi.
Senatori Johnson ka thënë se janë pajtuar me kryeministren serbe, se gjeneratat e ardhshme, nuk duhet ta gjejnë të pazgjidhur ‘problemin me Kosovën’./Periskopi/












