Blakaj u bë prokuror në rastin e veteranëve kundër procedurave, tregon si kishte kërkuar ndihmë

Hetimi i rastit të veteranëve të rrejshëm, sipas prokurorit Elez Blakaj, ka qenë tepër sfidues për shkak të lëndës voluminoze dhe kompleksitetit. Në hetimin e këtij rasti, Blakaj në një intervistë për “Betimi për Drejtësi” ka thënë se ka kërkuar ndihmë për krijimin e një ekipi prokurorësh por që nuk ka pasur vullnet për një […]
Në hetimin e këtij rasti, Blakaj në një intervistë për “Betimi për Drejtësi” ka thënë se ka kërkuar ndihmë për krijimin e një ekipi prokurorësh por që nuk ka pasur vullnet për një gjë të tillë.
Prokurori Blakaj tutje ka thënë se ai ishte caktuar si prokuror në Departamentin e Krimeve të Luftës në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, por njëkohësisht ishte ngarkuar edhe më shumë lëndë të natyrave të tjera.
Ai ishte caktuar si prokuror në task forcën e prokurorëve për hetimin e rastit të aferës së përgjimeve “Pronto” së bashku me Drita Hajdarin dhe Lulëzim Sylejmanin.
Ndërkohë, ishte caktuar nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi edhe si prokuror i rastit të veteranëve të rrejshëm.
Caktimi i tij përmes Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku, sipas Elez Blakajt, ishte bërë në kundërshtim me procedurat për ndarjen e lëndëve.












