Bitcoin dhe kriptomonedhat tjera drejt fundosjes

Bitcoin dhe kriptomonedhat tjera drejt fundosjes

Kriptomonedhat dikur shiheshin si një investim i mirë në treg, por duket se flluska e paralajmëruar në fillim të epokës së tyre tashmë ka shpërthyer, thuhet sipas analistëve. Vlera e Bitcoin dhe formave të tjera të monedhave digjitale ka rënë për 80% që nga janari – një humbje totale prej 640 miliardë dollarë, humbje kjo […]

Vlera e Bitcoin dhe formave të tjera të monedhave digjitale ka rënë për 80% që nga janari – një humbje totale prej 640 miliardë dollarë, humbje kjo që po krahasohet me flluskën e “.com” në ditët e hershme të internetit.

Prej 1997 deri më 2001, një numër kompanish me bazë online – që zakonisht referohen si “.com” – u themeluan, duke krijuar një valë të re investimesh tregtare.

Megjithatë, vlera e këtyre kompanive filloi të bie me mileniumin e ri. Disa, si eBay dhe Amazon.com, ia dolën që të shpëtojnë dhe t’i tejkalojnë pritjet e çmimeve të aksioneve gjatë flluskës, por qindra të tjera nuk e kishin fatin e njëjtë.

Rënia e vazhdueshme e kriptomonedhave është shkaktuar nga paralajmërimet e investitorëve institucional, bankat dhe rregullatorët.

Një numër i madh i kompanive që kanë ngritur para përmes një ICO po shesin monedhat e tyre për paratë e mbështetura nga qeveritë, duke krijuar presion për të shitur.

Vlerësimet e fundit vijnë nga MVIS CryptoCompare Digital, me bazë në Frankfurt, që ka hulumtuar kolapsin e monedhave digjitale. Këto vlerësime thonë se vlera e kriptomonedhave ka rënë për 80% që nga janari.
Kjo tregon se çfarë flluske e madhe dhe spekulative ishte krejt kjo puna e kriptomonedhave – siç kishim paralajmëruar shumë prej nesh në atë kohë”, tha Neil Wilson, analist i tregut në Londër për Markets.com, për Bloomberg.

Në humbje kryesonte Ether, kriptomonedha e dytë më e madhe pas Bitcoin. Bitcoin qëndroi stabil përderisa indeksi i MVIS CryptoCompare ra për 3.8%, raporton Bloomberg.

Shpërthimi i flluskës vjen pas paralajmërimeve nga një numër ekspertësh financiarë, të cilët e panë kolapsin e pashmangshëm duke ardhur.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?