Berisha: Aleksandër Vuçiq është Millosheviqi i dytë

Sali Berisha thotë se komuniteti shqiptar duhet ta studiojë mirë vizitën e Aleksandër Vuçiqit në Kosovë, pasiqë sipas tij, ai erdhi nën dy flamuj në Kosovë: nën flamurin e Millosheviqit dhe Çubriloviqit. Këto komente Berisha i ka bërë pas një takimi me një delegacion nga Kosova, të kryesuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. “Shkëmbymem […]
Sali Berisha thotë se komuniteti shqiptar duhet ta studiojë mirë vizitën e Aleksandër Vuçiqit në Kosovë, pasiqë sipas tij, ai erdhi nën dy flamuj në Kosovë: nën flamurin e Millosheviqit dhe Çubriloviqit.
Këto komente Berisha i ka bërë pas një takimi me një delegacion nga Kosova, të kryesuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
“Shkëmbymem mendime të hapura për të gjitha zhvillimet në rajon, në Kosovë në radhë të parë, është pikëpmaja e palëkundur se marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë dhe dialogu është i jnë rëndësie të madhe jo vetëm midis vendeve por për rajonin në tërësi.Ndaj mendimin se integritetit territorial i Kosovës, sovraniteti i Kosovës, nuk mund të jetë në asnjë lloj rrethane çështje diskutimi.Nuk ka askush të drejtë ligjore, ndërkombëtare as kombëtare të hap tema të çështjes së territorit të Kosovës. Denoncoj përpjekjet e Beogradit për të krijuar Republika Srpska në Kosovë. Ky është edhe një mekanizëm i shpifur i Boegradit, për të realizuar atë që s’mund ta bëjë më territore, për të realizuar Serbinë e madhe. Thirrja ime më vëllazërore, është të ulen të gjitha partitë politike në Kosovë, sin ë shembullin e Vjenës, të ulen së bashku, të votojnë në Parlament, dokumentin, kornizën e këtij diskutimi dhe të krijojnë delegacioin e përbashkët. Votimin në Parlament Kosova meriton, sakrificat e jashtëzakonshme që kanë bërë të gjitha partitë politike, të votojnë një kuadër ligjor që të mos kundërshtohet nga askush më, të mos ketë debate. Dënoj publikisht qëndrimin e Aleksandër Vuçiq, i cili erdhi me dy flamuj, me flamurin e Serbisë së madhe të Millosheviqit dhe erdhi me flamurin e doktrinës së Qubriloviqit i cili në cdo mbledhje pyeste sa shqiptarë janë sikur të jenë alienë. I bëj thirrje gjithë komunitetit të studiojë se cili është ky çaraman, që bën viktimën, i cili është një Millosheviq i dytë dhe një Çubrilioviq”, ka thënë Berisha./Periskopi/












