Beqaj: Thaçi e Vuçiq kanë arritur marrëveshje konfidenciale, por Gjermania s’do ta lejojë

Beqaj: Thaçi e Vuçiq kanë arritur marrëveshje konfidenciale, por Gjermania s’do ta lejojë

Derisa përfaqësuesit shtetërorë kanë shprehur qëndrime të ndryshme sa i përket temës së korrigjimit të kufijve apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, njohësit e rrethanave politike në vend thonë se këto dallime të politikanëve dobësojnë pozitën e Kosovës në këto bisedime dhe rrezikojnë përçarje më të thella të brendshme, qoftë politike ashtu dhe […]

Derisa përfaqësuesit shtetërorë kanë shprehur qëndrime të ndryshme sa i përket temës së korrigjimit të kufijve apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, njohësit e rrethanave politike në vend thonë se këto dallime të politikanëve dobësojnë pozitën e Kosovës në këto bisedime dhe rrezikojnë përçarje më të thella të brendshme, qoftë politike ashtu dhe brenda vet shoqërisë.

Analisti Belul Beqaj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Thaçi është në siklet dhe i shantazhuar duke menduar se kështu do të shpëtoj veten, ndërsa liderët tjerë janë të vetëdijshëm se nëse përcjellin lokomotivën e drejtuar nga Thaçi, do të përjetojnë fatin e tij.

Sipas tij, dy presidentët e Kosovës dhe Serbisë kanë arritur një marrëveshje konfidenciale, mirëpo siç tha ai, Gjermania nuk do të lejojë që Ballkani perëndimor të “kontaminohet” sërish.

“S’ka dilemë, Vuçiqi dhe Thaçi kanë arritur një marrëveshje në konfidencë. Kjo marrëveshje do të tentohet për ta shitur si kompromis. Por, marrëveshja e tyre është në kundërshtim me disponimin e shumicës të qytetarëve në Serbi dhe Kosovë, për fajin e tyre. Meqë dialogun shtatëvjeçar për normalizimin e raporteve e kanë bërë me veprime abnormale. Besoj se edhe Gjermania nuk do të lejojë që Ballkani perëndimor të kontaminohet sërish”, ka thënë Beqaj.

Sa i përket qëndrimit të opozitës, Beqaj vlerëson se letargjia opozitare do t’i kushtojë opozitës dhe shtetasve të Kosovës.

“Aventura e Thaçit nuk do të ishte kaq aktuale sikur opozita të mos ishte pasive. Por, më mirë vonë se kurrë. Opozita më në fund e ka kaptuar me vonesë rrezikun prandaj ka shpresë që argumentet opozitare do të dëshmojnë fuqinë prevalente karshi fuqisë që po imponohet pa argumente të qëndrueshme nga Thaçi”, ka thënë ndër tjerash Beqaj.

Ndërsa Jeta Krasniqi nga KDI, ka bërë të ditur se tema për korrigjim apo shkëmbim të territoreve është çështje shumë e ndjeshme e cila mund të rrezikojë paqen dhe stabilitetin rajonal.

“Çështjet që lidhen me ndërrim të kufijve janë çështje shumë të ndjeshme të cilat mund të rrezikojnë paqen dhe stabilitetin rajonal. Kosova është shtet i pavarur me integritet territorial të përcaktuar dhe të njohur ndërkombëtarisht. Është shtet multietnik. Në bisedimet me Serbinë, Kosova nuk duhet të cenojë integritetin e saj territorial, duhet të ruajë funksionimin unitar kushtetues, duhet të konsolidojë sovranitetin e saj të brendshëm duke hequr njëherë e mirë ndikimin e Serbisë, të arrij njohjen reciproke, anëtarësimin në OKB dhe të zgjidh çështjen me shtetet jo njohëse të BE-se dhe NATO-së duke marr garanca për rrugëtim euro-atlantik si shtet me të drejta të barabarta”, u shpreh Krasniqi.

Sipas saj, institucionet e Kosovës duhet të kërkojnë reciprocitet të të drejtave të shqiptarëve të Luginës me të drejtat e komunitetit serb në Kosovë.

Ajo ka vlerësuar se rreth çështjes së dialogut, duhet të ndërtohet një qëndrim unik shtetëror mbi bazën e një konsensusi të gjerë politik, sepse mungesa e një uniteti, dobëson pozitën e Kosovës në këto bisedime, si dhe rrezikon përçarje më të thella politike dhe brenda vet shoqërisë.

Krasniqi shtoi se mungesa e një platforme shtetërore në këtë proces të dialogut tregon mungesë të transparencës, pasi institucionet e vendit, si dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk janë të informuar se çfarë është duke ndodhur në këtë proces.

“Mungesa e transparencës mbi procesin e dialogut vazhdon të mbetet problematikë që e ka shoqëruar këtë proces që prej fillimit të tij. Takimet në mes liderëve institucional dhe partnerëve të koalicionit qeverisës, përtej mungesës së qasjes unike shtetërore, dëshmojnë që institucionet nuk janë të informuara se çfarë është duke ndodhur me këtë proces, siç nuk janë të informuar as deputetët e Kuvendit të Kosovës. Derisa nuk ka një platformë shtetërore e cila përcakton ndër të tjera se cilat tema do të diskutohen në këtë proces të dialogut dhe kur ka një mungesë të transparencës, mbetet e paqartë se për çfarë do të diskutohet”, theksoi Krasniqi.

Krasniqi e ka quajtur hap pozitiv kërkesën për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme nga ana e opozitës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?