Bekim Jashari takon KFOR-in: E ndaluam Vuçiqin sepse nuk ka kërkuar falje

Bekim Jashari takon KFOR-in: E ndaluam Vuçiqin sepse nuk ka kërkuar falje

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, deklaroi sot se qytetarët kanë protestuar kundër vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Bajë, ku jeton komuniteti serb, për shkak se e kanë konsideruar fyerje këtë vizitë, para një kërkim faljeje për atë që ka shkaktuar Serbia në luftën e fundit në Kosovë. Ai këto komente i […]

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, deklaroi sot se qytetarët kanë protestuar kundër vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Bajë, ku jeton komuniteti serb, për shkak se e kanë konsideruar fyerje këtë vizitë, para një kërkim faljeje për atë që ka shkaktuar Serbia në luftën e fundit në Kosovë.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Salvatore Cuoci, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në komunën e Skenderajt, pas protestës të së dielës kundër vizitës së presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiq, në Banjë, si dhe sigurinë e përgjithshme në këtë komunë.

Kryetari Jashari ka thënë se pavarësisht protestës, qytetarët dhe pjesëmarrësit kanë treguar pjekuri dhe qytetari të lartë, pasi e gjithë protesta ka përfunduar në mënyrë të qetë.

Sipas kreut të Komunës së Skenderajt, ka pas një mungesë të bashkëpunimit dhe koordinimit nga ana e nivelit qendror, i cili nuk e ka njoftuar më kohë kryetarin Jashari për vizitën në fjalë.

Megjithatë, kryetari i Skenderajt ka siguruar komandantin e KFOR-it se protesta e së dielës ka qenë kundër vizitës së presidentit të Serbisë në Skenderaj, komunë kjo që ka vuajtur më së shumti gjatë luftës, dhe në asnjë mënyrë kundër serbëve lokalë, pasi ata janë edhe të përfaqësuar në mekanizma dhe organe lokale.

Nënkryetari i Komunës, Nuredin Lushtaku ka thënë se meritat për protestë të qetë dhe që e gjitha kaloi pa ndonjë problem, i ka kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, me stafin e tij, që kanë kontribuar në ruajtje të qetësisë publike.

Edhe komandanti i KFOR-it e ka vlerësuar të qetë protestën e së dielës, dhe pa ndonjë problem.

Gjatë vizitës është diskutuar edhe aspekti i sigurisë në komunën e Skenderajt, ku kryetari Jashari ka thënë se, bazuar në raportet zyrtare të organeve që merren me çështje të sigurisë, komuna e Skenderajt vazhdon të mbetet e qetë, madje edhe në vendbanimet ku jeton komuniteti serb.

Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci është shprehur i interesuar edhe për aspektin e zhvillimit ekonomik të komunës së Skenderajt, ndërsa kryetari Jashari ia ka bërë të qartë synimet dhe planet në funksion të zhvillimit ekonomik, duke përmend Parkun e Biznesit, projektin e Pendës në Kuqicë, realizimi i të cilit do të siguronte furnizim me ujë të pijes dhe për ujitje për 200 mijë banorë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?