Bëhet thirrje që të imitohet Nëna Terezë

Bëhet thirrje që të imitohet Nëna Terezë

Në meshën e mbajtur sot në Prishtinë, në kuadër të Festës së Shën Nënë Terezës, u tha se vepra e saj është dëshmia më e mirë e dashurisë universale, teksa u bë thirrje që të ndiqet shembulli i saj. Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës tha se Nënë Tereza është shenjtëresha e dashurisë, e […]

Në meshën e mbajtur sot në Prishtinë, në kuadër të Festës së Shën Nënë Terezës, u tha se vepra e saj është dëshmia më e mirë e dashurisë universale, teksa u bë thirrje që të ndiqet shembulli i saj.

Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës tha se Nënë Tereza është shenjtëresha e dashurisë, e cila dëshmoi dashurinë në veprim, në shërbim, në flijim dhe në dhurim. Cilësi këto që sipas tij, Shën Terezën e bëjnë shenjtëreshë të jetës.

Gjergji: Nënë Tereza dëshmoi dashurinë universale

“Sot ne kremtojmë për një zemër të madhe e cila përqafoi mbarë botën. Jo vetëm botën e rëndomtë, por edhe botën e cila ishte e shëmtuar, e cila ishte nën peshën e së keqes, e cila ishte nën sundimin e padrejtësive të ndryshme, siç janë njerëzit buzë vdekjes, siç janë ndasitë e ndryshme mes njerëzve, sidomos në Indi ndasitë me kaste. Kjo zemër e madhe e Shën Nënës Terezë, apo më mirë të themi zemra e Krishtit përmes Shën Nënës Terezë dëshmoi dashurinë universale. Asnjë personalitet në historinë e njerëzimit dhe në historinë e krishterimit nuk ka dëshmuar aq bindshëm, aq fuqishëm, dashurinë për çdo kënd, sepse dashuria është dhurata universale që Zoti do të derdhë në zemrat tona”, tha ai.

Mes tjerash, Gjergji tha se gjaku i Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë është sfidë, qortim, e thirrje për njerëzit e tjerë dhe si i tillë, sipas tij fton që të imitohet jeta e saj.

Gjergji: Të imitojmë dhe të ndjekim shembullin e jetës së Shën Terezës

“Kultura e jetës na përgatitë për qytetërimin e dashurisë. Shën Nëna jonë Terezë këtë na e mundëson dhe na e dhuron me ndërmjetësimin e saj. Pra mos të mbesim vetëm në fazën e nderimit, apo të falënderimit, apo të admirimit. Është koha o vëllezër e motra, o njerëz të vullnetit dhe zemrës së mirë, t’i lutemi Shën Nënës tonë Terezë dhe mbi të gjitha ta imitojmë jetën dhe veprën e saj, ose edhe më mirë veprën e Zotit nëpërmes saj”, u shpreh ai.

Në kuadër të Festës së Nënës Terezë, Ipeshkvia e Kosovës nga sot deri më 4 shtator do të mbajë aktivitete të ndryshme në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë./N.Jakupi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?