‘Bechtel-Enka’-s i kërkohet t’i ndreq rrugët që i dëmtoi vetë

Banorët dhe dhjetë biznese prodhuese në fshatin Doganaj të Komunës së Kaçanikut vazhdojnë të ankohen se kompania “Bechtel-Enka” ua ka dëmtuar rrugët lokale derisa ka ndërtuar autostradën “Arbër Xhaferi” Prishtinë-Shkup. Sipas përfaqësuesve të bizneseve, njëra ndër rrugët më të frekuentuara nga banorët në këtë fshat tashmë është vështirësuar për qarkullim, shkaku i gropave të shkaktuara […]
Sipas përfaqësuesve të bizneseve, njëra ndër rrugët më të frekuentuara nga banorët në këtë fshat tashmë është vështirësuar për qarkullim, shkaku i gropave të shkaktuara nga makineritë e rënda të kësaj kompanie, shkruan sot “Koha Ditore”.
Rreth kësaj çështjeje banorët disa herë kanë kërkuar që kompania ta gjente një rrugë alternative për bartjen e materialeve dhe t’i riparonte rrugët e fshatit, mirëpo deri tashti nuk janë shqyrtuar ato. Ndërkohë, sipas përfaqësuesve të bizneseve, edhe Komuna e Kaçanikut nuk ka mundur t’u bëjë zgjidhje këtyre banorëve. terren.
KD-ja ka provuar të marrë deklaratë nga zëdhënësja e kompanisë “Bechtel-Enka”, Ela Ruci, mirëpo ajo gjatë së hënës nuk ka qenë e qasshme.
Ndërkohë kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka thënë se banorët e fshatit Doganaj dhe përfaqësuesit e bizneseve me të drejtë po kërkojnë riparimin e rrugëve lokale, të cilat janë dëmtuar nga kjo kompani gjatë ndërtimit të autostradës.












