Bangkoku mund të fundoset deri në vitin 2030

Bangkoku mund të fundoset deri në vitin 2030

Rritje e nivelit të detit, erozion i bregdetit dhe urbanizimi galopant, për Bangkokun, që pret më 4-9 shtator mbledhjen për COP-24, konferenca e radhës e OKB-së për klimën, po e fundosin pa pushim dhe deri në vitin 2030 një pjesë e tij mund të jetë nën ujë. “I ndërtuar në moçale që janë 1,5 metra […]

“I ndërtuar në moçale që janë 1,5 metra mbi nivelin e detit, ky metropol prej më shumë se dhjetë milionë banorë zhytet një deri në dy centimetra në vit dhe rrezikon të përballet me përmbytje të fuqishme në të ardhmen e afërt”, thotë Tara Buakamsri, drejtori i “Greenpeace Tajlandë”.

Gjatë përmbytjeve të mëdha të vitit 2011, më shumë se një e pesta e qytetit u përmbyt, ku më shumë ishin prekur zonat periferike, ndërkohë që zonat e biznesit shpëtuan falë digave që u ngritën menjëherë.

Një skenar që pritet të ndodhë gjithnjë e më shpesh. Gati 40% e qytetit mund të përmbytet deri në vitin 2030, sipas parashikimeve të Bankës Botërore, që e klasifikon metropolin si një nga më të rrezikuarit në Azi bashkë me Xhakartën.

Bangkoku, “një qytet obez me skeletin e një fëmije” sipas shprehjes së gjeologut Thanawat Jarupongsakul, është fillimisht viktimë e zhvillimit të tij të shfrenuar. Pesha e qiellgërvishtëseve, që nuk pushojnë së rrituri drejt qiellit në një transformim të pandërprerë, po shkakton një fundosje të vazhduar.

“Ndërsa kanalet e shumta që përshkruanin kryeqytetin, që dikur quhej Venecia e Orientit, pjesa më e madhe janë zhdukur, të mbuluar nga një rrjet gjigant rrugor. Në fakt ato përbënin një sistem të kullimi natyror shumë të mirë”, thotë Suppakorn Chinvanno, ekspert mbi klimën në Universitetin “Chulalongkorn” të Bangkokut. /ATSH/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?