Bahtiri: Fjalimi i Vuçiq më luftënxitës se ai i Millosheviq në Gazimestan më 1989

Bahtiri: Fjalimi i Vuçiq më luftënxitës se ai i Millosheviq në Gazimestan më 1989

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Agim Bahtiri ka deklaruar se fjalimi i sotëm dhe i djeshëm i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq është më luftënxitës se ai i Sllobodan Millosheviq në Gazimestan më 1989. Bahtiri më tutje ka thënë se vizita e Vuçiq në Kosovë është dashur të ndalohej nga Qeveria e Kosovës për të parandaluar sipas […]

Bahtiri më tutje ka thënë se vizita e Vuçiq në Kosovë është dashur të ndalohej nga Qeveria e Kosovës për të parandaluar sipas tij tensionet e planifikuara.

Ky është statusi i tij i plotë në Facebook.

Fjalimi i sotëm i presidentit serb në pjesën veriore të Mitrovicës dhe ai i djeshmi te liqeni i Ujmanit, ishin mesazhe të papranueshme dhe luftënxitëse. Nëse e marrim për bazë kontekstin kohor, ky fjalim mund të cilësohet edhe më i keq dhe luftënxitës, se sa ai i mbajtur nga Sllobodan Millosheviqi në vitin 1989 në Gazimestan.

Mirëpo, për krejt këto tensione që i shkaktoi Vuçiqi me provokime në veri dhe veçanërisht me vizitën provokuese të paralajmëruar në Drenicë, ai nuk është fajtori kryesor, por janë institucionet e Republikës së Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po pretendon se Vuçiqi është paqësor dhe me të mund ta zgjidh në mënyrë paqësore problemi e Kosovës me Serbinë, po kjo vizitë dhe fjalimet e tij e dëshmojnë të kundërtën, atë se Vuçiqi nuk e dëshiron paqen, por tensionet.

Në një shtet ku funksionon rendi kushtetues, vizita Vuçiqit ishte dashur t’i ndërprehet dje për shkak të tensioneve të planifikuara që ai i ka shkaktuar në Kosovë, veçanërisht pas vizitave te resurset më të mëdha të Kosovës, të cilat ai tha se dëshiron t’i vendos në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.

Institucionet e Kosovës nuk duhet t’u lëshojnë leje për vizita politikanëve serb, nëse nuk ka garanci se do të respektohet rendi ligjor dhe paqja në Kosovë.

Kjo ishte e tepërt, Kosova dhe veçanërisht Mitrovica nuk mund të duroj më.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?