Avokatët mbrojtës nuk e dinë se Gjykata Speciale tashmë ka filluar intervistimin e dëshmitarëve

Avokatët mbrojtës nuk e dinë se Gjykata Speciale tashmë ka filluar intervistimin e dëshmitarëve

Zyra e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale ditë më parë konfirmoi se është në proces të intervistimit të dëshmitarëve për krimet e supozuara. Sipas të njëjtës, në pyetje janë duke u marrë dëshmitarët dhe njëkohësisht duke u hetuar dëshmi të ndryshme rreth hulumtimeve që po zhvillohen për ngritjen e aktakuzave të para nga kjo […]

Sipas të njëjtës, në pyetje janë duke u marrë dëshmitarët dhe njëkohësisht duke u hetuar dëshmi të ndryshme rreth hulumtimeve që po zhvillohen për ngritjen e aktakuzave të para nga kjo prokurori, shkruan lajmi.

Po ashtu, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte sqaruar se janë rreth 700 mijë faqe material për ngritje të aktakuzave, dokumente të cilat janë duke u hulumtuar.

Mirëpo, për fillimin e kësaj procedure nuk janë informuar avokatët mbrojtës të cilët janë akredituar nga kjo Gjykatë në proceset gjyqësore që do të zhvillohen në të ardhmen.

Avokati, Ali Beka, i cili njëkohësisht është edhe avokat i regjistruar nga Dhomat e Specializuara, thotë se për çështje të tillë nuk është i informuar.

“Nuk e kam këtë informacion. Përveç që janë akreditu dhe disa gjërave teknike, diçka informacione të tjera, ose me u kontaktu veçantë nuk ka”, ka thënë Beka.

E i informuar në lidhje me fillimin e intervistimit të dëshmitarëve nuk është i njoftuar as avokati tjetër, Arianit Koci, i cili po ashtu është në listën e avokatëve të akredituar.

Ai ka thënë se nuk është në dijeni për një konfirmim të tillë nga Gjykata Speciale, teksa ka shtuar se avokatët nuk po kanë shumë informacione në lidhje me procesin.

“Ne jemi të bllokuar me informacione. Për momentin askush asgjë nuk di në lidhje me afate kohore të ngritjes së aktakuzave të para”, ka thënë Koci.

Kujtojmë se kryeprokurori i ri, Jack Smith, erdhi në krye të Gjykatës Speciale pas dorëheqjes së David Schëendiman për shkak të përfundimit të mandatit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?