Avdullah Hoti: Hashim Thaçi i ka bllokuar njohjet e Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së Avdullah Hoti i ka quajtur të papranueshme veprimet e fundit të presidentit Hashim Thaçi për shkëmbim territoresh me Serbinë. Thotë se në vend është shkaktuar pasiguri për shkak të kësaj duke ndikuar edhe në njohjet e pavarësisë së Kosovës. Deputeti i LDK’së ka kujtuar veprimtarinë e ish-kryetarit të PDK’së […]
Deputeti i LDK’së ka kujtuar veprimtarinë e ish-kryetarit të PDK’së duke mos gjetur Luginën e Preshevës si pjesë të punës së tij primare në të kaluarën.
“Me veprimet e tij gjatë këtij viti është shpërfaqë një politikë e cekët që nuk është në dëm të Kosovës”, tha Hoti në Pressing.
Përfaqësuesi i LDK’së në Kuvendin e Kosovës thotë se me rihapjen e çështjes së kufijve në 10 vjetorin e pavarësisë së vendit janë bërë hapa mbrapa sa u përket njohjeve të Kosovës.
“Njohjet janë blloku nga Thaçi. Ka krijuar pasiguri që nuk ka qenë më parë’, tha Hoti












