Askush s’pranon të rigjykojë vrasjen e Azem Hajdarit

Askush s’pranon të rigjykojë vrasjen e Azem Hajdarit

Rigjykimi i Izet Haxhisë në Gjykatën e Apelit në Tiranë, për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdarit, duket se ka hyrë në një ngërç ende pa filluar shqyrtimi gjyqësor. Pas dorëheqjes së trupës gjyqësore, ku mes tre gjyqtarëve ishte edhe bashkëshortja e Azemit, të njëjtën gjë pritet të bëjë edhe treshja e dytë e gjyqtarëve […]

Rigjykimi i Izet Haxhisë në Gjykatën e Apelit në Tiranë, për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdarit, duket se ka hyrë në një ngërç ende pa filluar shqyrtimi gjyqësor.

Pas dorëheqjes së trupës gjyqësore, ku mes tre gjyqtarëve ishte edhe bashkëshortja e Azemit, të njëjtën gjë pritet të bëjë edhe treshja e dytë e gjyqtarëve të apelit që janë përzgjedhur për këtë gjykim.

Burime pranë Gjykatës së Apelit, kanë pohuar se edhe gjyqtarët e trupës së dytë që janë: Valdete Hoxha, Genti Shala dhe Astrit Haxhialushi, kanë kërkuar të dorëhiqen nga kjo çështje me argumentimin se kanë konflikt interesi.

Por dorëheqjen pritet ta deklarojnë në seancën e parë që do të zhvillohet gjatë muajit shtator. Nisur nga kjo situatë e krijuar, Gjykata e Apelit me shumë gjasa do t’i drejtohet Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të zgjidhur këtë ngërç, duke deleguar gjyqtarë nga gjykatat e tjera të apelit në vend.

Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës, u ekstradua nga Turqia në vendin tonë në muajin maj të këtij viti. Në qershor, Gjykata e Tiranës i njohu të drejtën e rivendosjes në afat të ankimit për vendimin që e ka dënuar me 25 vite burg si një nga fajtorët për vrasjen e Azem Hajdarit në shtator të viti 1998.

Vetë Izet Haxhia gjatë procesit për t’ju njohur ankimi ka deklaruar se pranoi ekstradimin pasi mori garanci për jetën dhe se do të dëgjohej nga drejtësia. Ndërsa për ish-shefin e tij që dikur i ka ruajtur jetën, ka deklaruar se nga viti ‘90 deri në ‘98 ishte dëshmitarë i shumë ngjarjeve kriminale të cilat mund t’i djegin Berishës. Tani mbetet te shikohet se kush trup gjykues do t’i japë të drejtën Izet Haxhisë për të folur në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit, e quajtur ndryshe edhe si “vrasja e shekullit” të kaluar./TCh/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?