Arsyeja për të cilën u anulua takimi Thaçi – Vuçiq në Bruksel, sipas palës serbe

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka vendosur të mos bisedojë me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në Bruksel. Këtë e ka konfirmuar pjesëtari i ekipit të delegacionit serb në Bruksel, Marko Gjuriq. Pas takimit të Vuçiq me Mogherinin, Gjuriq ka transmetuar fjalët e Vuçiqit i cili raportohet të ketë thënë se nuk dëshiron ta takojë Thaçin […]
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka vendosur të mos bisedojë me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në Bruksel.
Këtë e ka konfirmuar pjesëtari i ekipit të delegacionit serb në Bruksel, Marko Gjuriq.
Pas takimit të Vuçiq me Mogherinin, Gjuriq ka transmetuar fjalët e Vuçiqit i cili raportohet të ketë thënë se nuk dëshiron ta takojë Thaçin madje po ‘vihet në pikpyetje i gjithë vazhdimi i dialogut’, raporton B92, transmeton Periskopi.
Kjo ka ndodhur sipas Vuçiq ‘për shkak të kërcënimeve dhe gënjeshtrave nga ana e palës shqiptare’.
Gjuriq ka thënë se janë të papranueshme pretendimet e Thaçit për të biseduar lidhur me Luginën e Preshevës, si pjesë të territorit të Kosovës.
‘Ajo që mund të flitet në Bruksel, është vetëm territori i Kosovës e Metohisë’, ka thënë Gjuriq.
Ai ka thënë se Vuçiq nuk do t’i adresohet publikut për këtë çështje sonte.
Gjuriq ka thënë se s’ka asnjë frikë se Vuçiq mund të arrestohet në Kosovë si dhe ka shtuar se ‘serbët në Kosovë në mënyrë masovike duhet të dalin ta dëgjojnë Vuçiqin”./Periskopi/












