Arrestohet një person në Podujevë për grabitje të armatosur

Hetuesit policor të stacionit të Podujevës, dje kanë arrestuar një person i cili dyshohet të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes së armatosur. Sipas policisë, ky rast ka ndodhur me datën 10.09.2018 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku në një lokal (pikë e një filiali që merret me transferim parash), nën kërcënimin […]
Hetuesit policor të stacionit të Podujevës, dje kanë arrestuar një person i cili dyshohet të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes së armatosur.
Sipas policisë, ky rast ka ndodhur me datën 10.09.2018 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku në një lokal (pikë e një filiali që merret me transferim parash), nën kërcënimin e armës janë grabitur një shumë e parave të gatshme.
“Puna e hetuesve policor të stacionit të Podujevës, është finalizuar mbrëmë rreth orës 18:00, e cila ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar: Sh. T, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.
Policia po ashtu njofton se Prokurori i shtetit i ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale.












