Arrestohet një person me eksploziv para ambasadës së SHBA-së

Një person që po barte eksploziv në afërsi të ambasadës amerikane në Kajro është arrestuar sot, thanë zyrtarë të paidentifikuar të sigurisë për AP. Sipas tyre, personi i dyshimtë u arrestua te barriera e betonit para ambasadës amerikane. Ambasada e SHBA-së ka bërë të ditur në Twitter se është në dijeni lidhur me incidentin në […]
Një person që po barte eksploziv në afërsi të ambasadës amerikane në Kajro është arrestuar sot, thanë zyrtarë të paidentifikuar të sigurisë për AP.
Sipas tyre, personi i dyshimtë u arrestua te barriera e betonit para ambasadës amerikane.
Ambasada e SHBA-së ka bërë të ditur në Twitter se është në dijeni lidhur me incidentin në afërsi të ambasadës dhe se shtetasit amerikanë janë urdhëruar që t’i shmangen zonës.












