Arbëreshja rrëfen se si ruhet gjuha shqipe në Itali

Arbëreshja rrëfen se si ruhet gjuha shqipe në Itali

Emilia Conforti, ka ruajtur me xhelozi gjuhën shqipe, ashtu sikurse e ruajtën edhe shumë arbëresh të tjerë të Italisë ndër shekuj. Madje ajo nuk është mjaftuar me kaq, ka ardhur në Kosovë që të përvetësojë gjuhën shqipe, në lexim dhe në të shkruar. Ajo është bashkëpunëtore në Universitetin e Kalabrisë, ku edhe bënë hulumtime, ndërsa […]

Ajo është bashkëpunëtore në Universitetin e Kalabrisë, ku edhe bënë hulumtime, ndërsa më parë ka qenë e angazhuar edhe në Universitetin e Prishtinës.

Në një intervistë për KosovaPress, Conforti tregon se gjuha e arbërit vazhdon të flitet në familjet shqiptare të cilat u shpërngulën në Italinë Jugore pas vdekjes së Skënderbeut, para 5 shekujsh. 

Sipas saj, arbëreshët kanë huazuar fjalë të shumta edhe nga italishtja, por duke u dhënë prapashtesa nga shqipja. Teksa shton se arbërishtja nuk i ka marrë fjalët standarde të shqipes, duke e bërë që të duket dialekt tjetër. E pavarësisht këtyre, ajo thotë se nëse një arbëresh dhe shqiptar duan të komunikojnë së bashku, munden pa problem. 

 “Akoma është e gjallë, e kemi ruajtur shumë mirë. Janë shumë leksik të ngjashme me këto të shqipes sot. Disa fjalë kanë mbetur të vjetra dhe bashkimi me një shtet të huaj e ka ndërruar pak gjuhën arbëreshe. I kemi fjalët e vjetra për shembull ‘katund’, ndoshta ka edhe dialekte akoma, por e ka ndërruar shqipja në ‘fshat’. E kemi ‘shpi’ ndërsa është ‘shtëpia’. Por, kuptohet nëse një shqiptar dhe një arbëresh kanë dëshirë të flasin munden”, tha ajo.

Përveç gjuhës, ajo tregon se arbëreshët kanë ruajtur edhe traditat shqiptare.

 “Po tradita popullore kanë, i kanë edhe përrallat, edhe këngët, edhe shprehje dhe fustane, i bëjnë vallet çdo vit. Është ruajtur shumë mirë, kanë kaluar 500 vjet”, theksoi ajo.

Për të ndihmuar komunitetin arbëresh në Itali, ajo tregon se kanë krijuar disa fonde kombëtare përmes së cilave kanë organizuar kurse për të mësuar gjuhën shqipe.

Ndërsa kur jemi tek ruajtja e traditës, është pikërisht dëshira për të lexuar dhe mësuar këngët shqip. Ajo që e ka shtyrë Confortin që pastaj ta mësojë gjuhën shqipe në universitet.

Ajo thotë se edhe arbëreshët e tjerë, kanë interesim të dukshëm për të mësuar dhe përvetësuar shqipen.

 “Në Itali është ligji që ruan pakicat minoritare. Për këtë punë ne kemi pasur disa fonde kombëtare, ku i kemi bërë disa kurse në shkollë, punën në bashki, që merret me ruajtjen gjuhësore dhe traditat e vendit. Pastaj, fondet u pakësuan, dhe kurset zhvillohen por jo si para 10 vjetëve. Kanë interes sepse babi im e flet shqipen, por as nuk lexon dhe as nuk shkruan, edhe gjyshja. Alfabeti është shumë ndryshe, sepse alfabeti italian i ka 21 shkronja, ndërsa shqipja i ka 36”, tha studiuesja e gjuhës shqipe. 

Ndryshe, viti 2003 për arbëreshen Emilia Conforti shënon vizitën e saj të parë në Kosovë, për të ndjekur Seminarin e Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, gjë që i ka ndihmuar të flas më rrjedhshëm.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?