Apeli e miraton si të bazuar ankesën e Speciales për rastin “Pronto”

Apeli e miraton si të bazuar ankesën e Speciales për rastin “Pronto”

Pavarësisht që Shasivar Hoti e kishte shpallur veten jokompetent për të gjykuar të akuzuarit në rastin “Pronto”, lënda sërish është kthyer në duart e tij. Gjykata e Apelit ka vendosur sot përfundimisht se Departamenti i Krimeve të Rënda është përgjegjës kryesor për gjykimin e Adem Grabovcit, ministrit aktual të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, deputetit […]

Gjykata e Apelit ka vendosur sot përfundimisht se Departamenti i Krimeve të Rënda është përgjegjës kryesor për gjykimin e Adem Grabovcit, ministrit aktual të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, deputetit Zenun Pajaziti, zyrtares Arbenita Pajaziti, e të përmendurve të tjerë në aferën “Pronto”.

Kështu është shfuqizuar vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatësit Shasivar Hoti, të cilët vendosen për jokompetencë të Departamentit të Krimeve të Rënda për ta gjykuar këtë lëndë, pas kërkesës së avokatit mbrojtjes të Adem Grabovcit, Florent Latifaj.

Vendimin e Themelores e kishte kundërshtuar prokurorja speciale e rastit, Drita Hajdari.

Apeli ka konstatuar se, “pavarësisht që lënda nuk është e dënueshme deri në 10 vjet burgim dhe nuk është e listuar në grupin e veprave që duhet t’i gjykojnë Krimet e Rënda, sipas paragrafit 1.20 të nenit 15 të Ligjit mbi Gjykatat, Departamenti i Krimeve të Rënda ka për detyrë që të gjykojë çfarëdo krimi që nuk gjendet i listuar në këtë nen, e i cili bie në kompetencë ekskluzive apo vartëse të Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, siç përcaktohet në ligjin që rregullon PSK-në”.

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësisë, thotë se pavarësisht që lënda do të gjykohet në Departamentin e Krimeve të Rënda, pritjet janë të vogla, për shkak të ndikimeve politike, sepse sipas tij, kjo aktakuzë është selektive, pasi ka lënë jashtë protagonistët kryesorë.

Prokurori i dorëhequr, Elez Blakaj, kishte akuzuar direkt kryeprokurorin Lumezi për ndërhyrje gjatë ngritjes së aktakuzës së rastit “Pronto”.

Në letrën publike, Blakaj thoshte se në një takim që e kishte ftuar bashkë me prokurorët Reshat Millaku, Drita Hajdari dhe Lulzim Sylejmani, Lumezi, kishte kërkuar llogari se pse ishte ngritur aktakuzë për rastin Pronto.

Madje, ai e kishte kërcënuar se do ta dërgonte në komisionin disiplinor nëse nuk do ta shqyrtonte aktakuzën e rastit “Pronto”, dhe krejt këto, sipas Blakajt, Lumezi i kishte bërë, pasi ishte takuar me Ministrin e Inovacionit, Besim Beqaj.

Takimin me Beqajn e ka pranuar edhe vetë Lumezi, duke thënë se ishte rastësi në një aheng.

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale për aferën “Pronto”, nuk janë hetuar përgjimet që përfshijnë kryeprokurorin Aleksandër Lumezi, e të cilat janë publikuar nga KTV-ja, në dhjetorin e 2017-s.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?