Anti – Korrupsioni kërkon të merren masa ndaj Memli Krasniqit, shpejt mund të përfundojë në gjykatë

Anti – Korrupsioni kërkon të merren masa ndaj Memli Krasniqit, shpejt mund të përfundojë në gjykatë

Agjencia Kundër Korrupsionit ka kërkuar nga kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli të filloj procedurë ligjore ndaj deputetit Memli Krasniqi, për shkak të konfliktit të interesit dhe mosbindjes ndaj kësaj Agjencie. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, përveç deputet i Kuvendit, është edhe Nën-President i parë i Komitetit Olimpik të Kosovës. Shkruan: Agon Sinanaj […]

Shkruan: Agon Sinanaj

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka refuzuar të heqë dorë nga pozita e dytë publike që e mban krahas asaj të deputetit, ani pse Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) edhe zyrtarisht e kishte njoftuar se kjo përbën konflikt interesi.

Krasniqi përveç si deputet i Kuvendit të Kosovës është njëkohësisht edhe Nën-President në Komitetin Olimpik të Kosovës, shkruan Periskopi. Por pozitën në Komitet, Krasniqi është duke e mbajtur përkundër faktit se AKK ia kishte tërhequr vërejtjen se kjo përbën shkelje të Ligjit për Konflikt Interesi.

Në një vendim të kësaj Agjencie, të datës 15 gusht, një kopje të te cilit e ka siguruar Periskopi, kjo Agjenci tregon se si zyrtarët e saj disa herë ishin takuar me Krasniqin për t’ia shpjeguar rastin. Ata i kishin kërkuar që të tërhiqet nga pozita në Komitet.

Mirëpo deputeti nga radhët e PDK-së, para zyrtarëve të Agjencisë kishte mohuar se mbajtja e këtyre dy pozitave është në konflikt interesi.

“Nga zyrtari i lartë z. Memli Krasniqi është kërkuar të heq dorë nga njëri funksion brenda afatit ligjor, përndryshe Agjencia është e obliguar të veproj konform Ligjit nr.06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. Pas kësaj, me kërkesë të z. Memli Krasniqi janë organizuar disa takime për të diskutuar lidhur me rastin. Gjatë këtyre takimeve zyrtari i lartë nuk e ka pranuar konstatimin e Agjencisë për gjendjen e konfliktit të interesit”, thuhet në vendimin e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Veç kësaj, përkundër afateve ligjore të dhëna nga Agjencia, Krasniqi nuk ka ndërmarrë veprime me qëllim të evitimit të gjendjes së konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Gjetjet e Agjencisë dhe shkelja e Ligjit

Në vendimin e saj, Agjencia Kundër Korrupsionit tregon se i ka dërguar shkresë paralajmëruese Krasniqit, me të cilën është konstatuar se ushtrimi i funksionit si deputet dhe njëkohësisht Nën-President i parë i Komitetit Olimpik të Kosovës është në kundërshtim me Ligjin.

Saktësisht me Ligjin Nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik.

Në nenin 14 të këtij ligji thuhet se “Zyrtari i lartë mund të jetë anëtar i organit drejtues, me përjashtim të funksionit drejtues, të organizatës joqeveritare nga lëmi i shkencës, sportit, arsimit, kulturës, veprimtarive humanitare dhe të ngjashme pa të drejtë shpërblimi me pagesë, përveç të drejtës në kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe shpenzimeve të tjera lidhur me to”.

“Nga kjo del se, zyrtari i lartë z.Memli Krasniqi mund të jetë vetëm anëtar i organit drejtues në Komitetin Olimpik të Kosovës, duke përjashtuar funksionin që ushtron aktualisht në Bordin Ekzekutiv si Nën-President i Parë”, konstaton AKK.

AKK kërkon të merren masa ndaj Krasniqit

Për shkak të mos heqjes dorë nga kjo pozitë, AKK thotë se e ka njoftuar për këtë kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin në mënyrë që të merren masa ndaj deputetit Krasniqi si dhe ka njoftuar se rasti shumë shpejt do të përfundoj edhe në gjykatë.

“Agjencia do të kërkoj fillimin e procedurës për kundërvajtje nga Gjykata kompetente”, thuhet në vendim.

Proceduralisht kjo bëhet me iniciativën e kreut të Kuvendit të Kosovës, në këtë rast Kadri Veselit.

“Bazuar në nenin 22, paragrafi 10, të Ligjit (Nr.06/L-011), kur deputeti i Kuvendit ushtron aktivitet të papajtueshëm me këtë ligj, Agjencia e njofton Kryetarin e Kuvendit, dhe kërkon fillimin e procedurave ligjore ndaj tij”, thuhet në vendimin e AKK-së. /Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?