Analisti serb: Presheva pikë më strategjike se veriu i Kosovës

Për Beogradin zyrtar, Lugina e Preshevës paraqet një pikë të rëndësishme strategjike që tejkalon edhe interesin e Serbisë në veri të Kosovës. Kështu konsideron analisti, Dragomir Angjellkoviq, i cili foli lidhur me arsyet që sipas tij Serbia nuk do të pranonte t’ia jepte Preshevën, Medvegjën e Bujanovcin Kosovës edhe nëse në shkëmbim do të merrnin […]
Kështu konsideron analisti, Dragomir Angjellkoviq, i cili foli lidhur me arsyet që sipas tij Serbia nuk do të pranonte t’ia jepte Preshevën, Medvegjën e Bujanovcin Kosovës edhe nëse në shkëmbim do të merrnin komunat veriore të banuara me shumicë serbe.
“Për Serbinë ka domethënie më të madhe autostrada në Preshevë sesa veriu i Kosovës, andaj nuk ka aso qeverie në Beograd që do të jepte autostradën dhe korridorin që të çon në Selanik. Pra Serbia është vend i izoluar, me Malin e Zi nuk kemi marrëdhënie të mira, dhe çështja e daljes në det nuk është e sigurt aty. Pra duhet të kemi dalje të sigurt në det dhe ajo është rruga në jug të Serbisë të cilën shqiptarët sot e quajnë Lugina e Preshevës”, tha Angjellkoviq.
Në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë” shtoi se për serbët si pikë strategjike shihet edhe zona e Obiliqit, me thëngjill e termocentrale.
“Ashtu siç e shohin shqiptarët Ujmanin pikë strategjike, por realisht nuk e kontrollojnë si veriun, ashtu edhe shumë serbë e shohin Obiliqin, dhe elektranat e pasuritë e linjitit si çështje strategjike dhe kur qeveria në Serbi flet për t’i dhënë këto, kjo është shokuese për publikun në Serbi”, tha Angjellkoviq.
Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, u shfaqën pikëpamjet shqiptare, serbe e ndërkombëtare mbi idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një tryezë lidhur me idenë e shkëmbimit të territoreve, diskutuan liderët e partive në pozitë dhe opozitare.
Po ashtu, në një intervistë ekskluzive, analisti nga SHBA-të, Daniel Serwer komentoi këtë çështje.
Emisionin e plotë “Jeta në Kosovë”, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:












