Albin Kurti pa strategji, kujton përvjetorin e katërt të marrëveshjes së VLAN-it

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar se sot bëhen 4 vjet nga marrëveshja e 10 shtatorit të vitit 2014, Marrëveshjen e VLAN-it. Marrëveshja ishte nënshkruar mbi parimet ndërmjet koalicionit LDK-AAK-NISMA dhe Vetëvendosje. “Sot, më 10 shtator, u bënë katër vjet nga Marrëveshja e VLAN-it. Siç dihet e shihet, të tjerët e shkelën atë”, […]
Marrëveshja ishte nënshkruar mbi parimet ndërmjet koalicionit LDK-AAK-NISMA dhe Vetëvendosje.
“Sot, më 10 shtator, u bënë katër vjet nga Marrëveshja e VLAN-it. Siç dihet e shihet, të tjerët e shkelën atë”, ka shkruar Kurti në Facebook, duke i bashkëngjitur edhe marrëveshjen e nënshkruar mes tij, Isa Mustafës, Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt.
Kujtojmë se për rreth gjashtë muaj rresht LDK-ja, Vetëvendosja, AAK-ja e Nisma, ishin zotuar se do ta dërgojnë PDK-në në opozitë.
Partia e Thaçit, atë kohë, ishte dalë e para në zgjedhje dhe sipas gjykimit të Kushtetueses, asaj i takonte mandatari i Qeverisë.













