Alarmi i OKB: Në Itali dhunë e racizëm

Alarmi i OKB: Në Itali dhunë e racizëm

Organizata e Kombeve të Bashkuara OKB, ka lëshuar sot alarmin se në Itali ka një rritje  të fenomenit të dhunës e racizmit kundër emigrantëve dhe personave të pakicave etnike. Ka qenë komisionerja e lartë e OKB Michelle Bachelet e cila gjatë nisjes së punimeve të këshillit të OKB për të drejtat njerëzore, mbajtur sot  në […]

Ka qenë komisionerja e lartë e OKB Michelle Bachelet e cila gjatë nisjes së punimeve të këshillit të OKB për të drejtat njerëzore, mbajtur sot  në Gjenevë, ka deklaruar se “OKB ka ndërmend të dërgoj një ekip pune në Itali për të vlerësuar në terren rritjen e raportuar të akteve të dhunës dhe racizmit ndaj emigrantëve dhe pakicave të tjera etnike siç janë ato rome.

Duke iu referuar masave shtrënguese në politikat e emigracionit, të ndërmarra nga ministri i brendshme Matteo Salvini, Komisionerja e Lartë e OKB, Michelle Bachelet ka theksuar se “qeveria italiane u ka mohuar hyrjen në portet e saj, anijeve të shpëtimti të organizatave humanitare e një sjellje e tillë politike, pasuar dhe nga zhvillimet e fundit, ka shkaktuar pasuesja shkatërruese për mjaft persona në nevojë.”

Sipas komisioneres së OKB edhe pse më 2018 numri i emigrantëve që kapërcejnë Mesdheun është ulur, shkalla e vdekshmërisë së tyre gjatë 6 muajve të parë të 2018 është më e lartë se e viteve të shkuara.

“Është në interes të çdo vendi të adoptoj politika migruese që ofrojnë lëvizje të sigurt e të rregullt, pa mbjellë panik e pa detyruar njerëzit të kryejnë aksione me rrezik vdekjen”, ka thënë Michelle Bachelet .

Ndaj deklaratës së komsioneres së OKB ka reaguar dhe Ministri i brendshëm italian Matteo Salvini, i cili është shprehur se “Italia nuk pranon të marr leksione nga askush e aq më tepër nga OKB që po provon se është e paragjykuar dhe e painformuar, pasi raportet e Ministrisë së Brendshme italiane mohojnë alarmet e rrezikut racist në Itali.”

Madje Ministri i Brendshëm italian Salvini, sulmon OKB duke i kërkuar ” të hetoj vendet e tjera anëtare të saj, ku injorohen të drejta themelore sic është liria dhe barazia mes burrit dhe gruas.

“Italia, tha Salvini ka strehuar mbi 700 mijë emigrantë gjatë viteve të fundit, e nuk ka pasur  bashkëpunimin e vendeve të tjera evropiane.”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?