Alarm për pakësim të ujit gjatë 20 viteve të ardhshme në Kosovë

Alarm për pakësim të ujit gjatë 20 viteve të ardhshme në Kosovë

Thatësira e viteve 2013-2014, edhe pse shkaktoi shumë probleme me ujë në Kosovë, po cilësohet si mesatare. Por, nëse në vitet e ardhshme ndodhin thatësira të tilla, Kosova nuk do të mund t`i përballojë ato. Banka Botërore ka bërë një raport ku vlerësohet se Kosova gjatë 20 vjetët e ardhshme do të ballafaqohet me pakësim […]

Por, nëse në vitet e ardhshme ndodhin thatësira të tilla, Kosova nuk do të mund t`i përballojë ato.

Banka Botërore ka bërë një raport ku vlerësohet se Kosova gjatë 20 vjetët e ardhshme do të ballafaqohet me pakësim të sasisë së ujit. Dhe zgjidhje e vetme për të pasur ujë mjaftueshëm është krijimi i resurseve të reja akumuluese.

Sipas masterplanit të ujërave, të hartuar në vitin 1983, në Kosovë duhet të ndërtohen edhe 17 akumulime të reja të ujit për të përballuar nevojat e qytetarëve, të cilat janë çelës kyç për zhvillimin ekonomik, energjetik, e industrial të vendit.

Vlerësohet se Kosova ka vetëm 16% të mesatares rajonale të burimeve të ripërtëritshme të ujit. Në 20 vitet e ardhshme pritet që të gjitha luginat e ujërave në Kosovë (Drini i Bardhë, Ibri, Morava e Binçës dhe Lepenci) të ballafaqohen me zvogëlim të sasisë së ujit në raport me kërkesën. Këto janë disa nga gjetjet e raportit të ri të Bankës Botërore për Kosovë.

Baton Begolli, këshilltar politik i ujërave në zyrën e Kryeministrit, një ndër inxhinierët e masterplanit të ujërave, plan i cili mbetet si zgjidhja e vetme për problemin e ujërave që pritet të ballafaqohet Kosova në vitet e ardhshme, thotë se këtë projekt madhor, e kanë ngulfatur degradimet e lumenjve në Kosovë.

Avdi Gjonbalaj, ekspert i ujërave në Kosovë, që punoi 20 vjet në hartimin e strategjisë së zhvillimit të resurseve ujore, thotë se zonat e akumulimit, si resurs kombëtar, duhet të vihen në mbrojtje që akumulimet të mos humben.

Ndërkohë, nga Zyra e kryeministrit bëhet e ditur se janë duke e pritur raportin e dytë të Hidrosistemit “Iber-Lepenc” që parashihen të ndërtohen diga akumuluese në Nerodime, Firajë ose Shtime. /rtk

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?