Aktorja e njohur humb fëmijën gjatë shtatzënisë, prek me fjalët emocionuese

Aktorja e njohur humb fëmijën gjatë shtatzënisë, prek me fjalët emocionuese

Aktorja bukuroshe e telenovelës “Stuhia”, Ximena Navarrete i gëzoi të gjithë me lajmin se ishte shtatzënë. 30-vjeçarja dukej shumë e emocionuar dhe pyeste fansat nëse bebi i saj ishte djalë apo vajzë. Por gëzimi është kthyer në hidhërim për Ximenën pasi ajo e ka humbur fëmijën në muajin e tretë të shtatzënisë. Lajmin e ka […]

Aktorja bukuroshe e telenovelës “Stuhia”, Ximena Navarrete i gëzoi të gjithë me lajmin se ishte shtatzënë. 30-vjeçarja dukej shumë e emocionuar dhe pyeste fansat nëse bebi i saj ishte djalë apo vajzë. Por gëzimi është kthyer në hidhërim për Ximenën pasi ajo e ka humbur fëmijën në muajin e tretë të shtatzënisë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë aktorja me një foto të postuar në Instagram në të cilën shkruhet: “Një pjesë e zemrës time jeton në parajsë”.

“Nuk ka fjalë për ta përshkruar situatën e vështirë dhe të trishtë që unë dhe bashkëshorti im po përjetojmë. Siç ndajmë momente lumturie me ju, është e nevojshme të ndajmë edhe momente trishtimi. Sot zemra e fëmijës sonë pushoi së rrahuri dhe me shumë dhimbje po e bëjmë publik lajmin me fansat tanë, njerëzit që na duan. Ne e donim shumë fëmijën. Të qëndronte brenda meje për 15 javë ishte dashuria më e madhe dhe iluzioni më real. Falenderoj Zotin për atë ndjenjë. Thonë se Zoti kurrë nuk dërgon diçka që nuk mund ta mbajmë, ky rast nuk është përjashtim. Faleminderit familjeve tona sepse ndjenja e mbështetjes suaj bën të gjitha ndryshimet. Dashuria ime (bashkëshortit) të dua dhe nuk ka asnjë pengesë që nuk mund ta kapërcejmë, duke qenë së bashku dhe me dorën e Zotit gjithçka është e mundur. Të dua me gjithë zemër, tani kemi një engjëll në qiell që me siguri do na dërgojë bekime të reja”, është shprehur Ximena.

 

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya