Aktivisti nga Serbia që u ndalua në Merdare: Do t’i tregoj gjithë botës

Aktivisti Arnaoud Goullion, i cili drejton organizatën ‘Serbët për serbët’ ka thënë se ndalesa që ia kanë bërë institucionet e Kosovës për të mos hyrë ‘në këtë vend’ nuk do ta ndalojë atë. Në një deklaratë për mediat serbe, ai ka thënë se ‘zyrtarisht i është kërkuar që tetë ditë të mos shkojë në Kosovë’ […]
Aktivisti Arnaoud Goullion, i cili drejton organizatën ‘Serbët për serbët’ ka thënë se ndalesa që ia kanë bërë institucionet e Kosovës për të mos hyrë ‘në këtë vend’ nuk do ta ndalojë atë.
Në një deklaratë për mediat serbe, ai ka thënë se ‘zyrtarisht i është kërkuar që tetë ditë të mos shkojë në Kosovë’ por ka thënë se do ta apelojë vendimin tek i gjithë komuniteti ndërkombëtar.
“Zyrtarisht jam ndaluar tetë ditë, por nuk e pranoj këtë, do të përdori të gjitha rrugët legale dhe do të trokas në të gjitha dyert e organizatave ndërkombëtare, misioneve diplomatike dhe në Kosovë e Metohi por edhe në Beograd. Kemi filluar të publikojmë edhe në mediat francize lidhur me këtë që më ka ndodhur dhe unë nuk do të ndalem”, ka thënë ai.
Ndryshe, dje Policia e Kosovës, ka konfirmuar për Periskopin, se një person është ndalur në pikën kufitare në Merdare, pasi që të njëjtit, nuk i është dhënë leja të hyjë në Kosovë./Periskopi/












