Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutash në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Bërnicë. Sipas fotografive që posedon KosovaPress në aksident janë të përfshirë dy vetura ndërsa Policia ka dal në vendin e ngjarjes. Nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë aksident.
















