E ashtuquajtura AKSH del me ultimatum: Të ndalet tregtimi i territoreve me Serbinë (Video)

E ashtuquajtura AKSH del me ultimatum: Të ndalet tregtimi i territoreve me Serbinë (Video)

Një grup i armatosur, që prezantohet si Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), përmes një videoje të vendosur në internetit kërkon nga Qeveria e Kosovës të mos bëjë “tregti” me territoret. Në xhirim shihen pesë meshkuj të maskuar, të veshur me të zeza, me simbole shqiptare. Tre qëndrojnë me pushkë, i katërti mban flamurin, ndërsa i pesti […]

Një grup i armatosur, që prezantohet si Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), përmes një videoje të vendosur në internetit kërkon nga Qeveria e Kosovës të mos bëjë “tregti” me territoret.

Në xhirim shihen pesë meshkuj të maskuar, të veshur me të zeza, me simbole shqiptare. Tre qëndrojnë me pushkë, i katërti mban flamurin, ndërsa i pesti shqipton tekstin në gjuhën shqipe. Videon e ka vënë në Tëitter gazetari holandez Vincent Triest, i cili punon në Shqipëri dhe i cili tekstin e ka përkthyer në anglishte, transmeton Koha.net raportimin e mediave serbe.

“Kërkojmë nga politikanët të ndërpresin shitjen ose tregtimin e territoreve për interesa të tyre. Duhet t’i bëjmë [presion politik dhe ekonomik Greqisë që të tërheq Ligjin e luftës (me Shqipërinë). Duhet të dëbojmë drejtpërdrejt krerët e Kishës Ortodokse Shqiptare (grekë). Duhet drejtpërdrejt të ndalim bisedimet për tregtimin e territoreve të Mitrovicës veriore dhe Luginës së Preshevës”, ka thënë njëri nga anëtarët e armatosur dhe i maskuar.

Në disa postime të mëvonshme gazetari Trieste ka sqaruar se bëhet fjalë për një grup minor ekstremist të cilin shumica e popullit dhe e politikanëve nuk e marrin seriozisht, por megjithatë duhet të kihet parasysh se ai ekziston dhe se lehtësisht, me një trajnim të mirë e sigurim armësh, do të mund të shndërrohet në kërcënim serioz.

Ai vë re se ky është mesazhi i parë për shkëmbim territoresh si mundësi e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, por mashkulli në këtë xhirim flet me theks të qartë në dialektin jugor të shqipes, ndërsa deri tash ekstremistët e AKSH-së kanë folur me theks kosovar, rikujtojnë mediat e Beogradit, përcjell Koha.net.

https://twitter.com/i/status/1039978415217147905

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?