Agim Veliu i jep përgjigje Vetëvendosjes: Ne nuk jemi parti e rrugës, problemet i zgjidhim brenda institucioneve

Lëvizja Vetëvendosje sot i ka dërguar ftesë Lidhjes Demokratike të Kosovës që bashkë të organizojnë një protestë kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve me Serbinë. Por LDK ka një përgjigje negative për partinë që çdo zgjidhje tenton ta bëjë vetëm me protesta. Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu ka thënë për Periskopin […]
Por LDK ka një përgjigje negative për partinë që çdo zgjidhje tenton ta bëjë vetëm me protesta. Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu ka thënë për Periskopin se dalja në rrugë nuk është mënyra se si të zgjidhen problemet aktuale të Kosovës.
‘’LDK nuk është mbledh me diskutu kurrfarë ftese. Nuk e besoj sepse LDK nuk e ka rrugën për zgjidhje të probemeve, nuk e ka protestën ende. Bile për këtë problem që është për Kosovën, për këto çështje që janë aktuale sot, nuk e besoj që është zgjidhja protesta në rrugë’’, ka thënë Veliu për Periskopin.
Tutje ai ka shtuar se çdo çështje me rëndësi të tillë duhet të diskutohet brenda institucioneve të Kosovës dhe jo në rrugë.
‘’LDK nuk e ka ndjek rrugën e protestave pothuajse asnjëherë në raport me problemet e Kosovës me të cilat duhet me u marr si pozita si opozita. Sepse probemet ne mendojmë që duhet të zgjidhen bredna institucioneve, jo në rrugë. Dhet të bëhet në institucione dhe për ata Kosova edhe i ka institucionet e veta kushtetuse ku secila duhet ta kryejë punën e vetë dhe nuk e besoj që arrihet ndonjë efekt me protestë.’’, mendon nënkryetari i LDK’së.
Kujtojmë që Kuvendi i Kosovës ka tre ditë që po tenton të votojë rezolutën për ndarjen e Kosovës, por një gjë e tillë është e pamundur për shkak të mungesës së kuorumit.
Ndërkohë, presidenti Hashim Thaçi nesër pritet të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel. Një nga temat e diskutimit pritet të jetë edhe korrigjimi i kufijve ndërmjet dy shteteve/Periskopi/












