Agim Bahtiri thotë se përçarja mes nesh mundësoi Vuçiqin të shkojë në Ujman

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka thënë se vizita e Aleksandër Vuçiqit në Kosovë ka ndodhur për shkak të përçarjeve dhe inateve politike të partive kosovare. Ai ka thënë se Ujmani do të mbetet gjithmonë i Kosovës dhe i qytetarëve të saj. Ky është postimi i plotë i tij: Vuçiqi me paturpësinë e […]
Ai ka thënë se Ujmani do të mbetet gjithmonë i Kosovës dhe i qytetarëve të saj.
Ky është postimi i plotë i tij:
Vuçiqi me paturpësinë e tij politike duke ia bashkangjitur kësaj edhe neglizhencën e autoriteteve në Prishtinë, mundohet të arrij synime të cilat kurrë nuk do të realizohen.
Ujmani, uji i bekuar i Kosovës do te jetë gjithmonë i saj, i shtetasve të Kosovës, nën kufijtë e integritetit territorial të Kosovës, dhe do të jetë nën shërbimin e qytetarëve të një Republike që është njohur nga shtetet më të mëdha të botës.
Kjo çka ngjau sot, tregon vëmendjen dhe forcën e politikës kosovare kur janë të ndarë, të përçarë të inatosur me njëri-tjetrin, kur interesat personale janë më primare se interesat e Republikës së Kosovës, andaj faj nuk ka askush, faji është i joni.
Ju siguroj se jam duke ndjekur hap pas hapi çdo zhvillim politik dhe jam me i angazhuar se kurrë që ta luaj rolin më konstruktiv të mundshëm në këtë betejë të madhe.












