Afron stuhia e fuqishme në SHBA, zyrtarët japin alarmin

Afron stuhia e fuqishme në SHBA, zyrtarët japin alarmin

Më shumë se një milion njerëz janë urdhëruar të evakuohen nga disa pjesë të bregdetit juglindor amerikan, ndërkohë që një stuhi e fuqishme në Oqeanin Atlantik vazhdon të lëvizë drejt tokës. Urdhrat e evakuimit të detyrueshëm u janë dhënë banorëve në disa pjesë të Karolinës së Jugut, Karolinës së Veriut dhe Virxhinias. Zyrtarët po u […]

Më shumë se një milion njerëz janë urdhëruar të evakuohen nga disa pjesë të bregdetit juglindor amerikan, ndërkohë që një stuhi e fuqishme në Oqeanin Atlantik vazhdon të lëvizë drejt tokës.

Urdhrat e evakuimit të detyrueshëm u janë dhënë banorëve në disa pjesë të Karolinës së Jugut, Karolinës së Veriut dhe Virxhinias. Zyrtarët po u bëjnë thirrje njerëzve të përgatiten për erëra dhe shira shkatërrimtare që parashikohet të sjellë Uragani Florence.

Qendra Kombëtare e Uraganeve tha se pret që stuhia të prekë tokë të enjten mbrëma ose të premten në mëngjes, duke e përshkruar atë si “një stuhi jashtëzakonisht e rrezikshme”.

Florence është një stuhi e kategorisë 4, me erëra maksimale të qëndrueshme prej 215 kilometrash në orë. Parashikuesit mendojnë se uragani do të forcohet akoma më shumë këto ditë. Kjo është stuhia më e fuqishme që kërcënon rajonin në gati tre dekada.

Një stuhi e kategorisë 4 zakonisht sjell erëra të tilla që shkatërrojnë çati dhe çrrënjosin pemë, duke sjellë ndërprerje të mëdha të energjisë dhe duke bërë të pabanueshme zona të tëra për javë ose muaj.

Përveç kësaj, parashikuesit e motit presin që uragani Florence të sjellë 38 deri në 50 centimetra shi në zonat ku do të kalojë.

Guvernatori i Karolinës së Jugut Henry McMaster parashikon se rreth një milion njerëz do të largohen nga shtëpitë e tyre.

Presidenti Donald Trump nënshkroi të martën deklarata të emergjencës për Karolinën e Veriut dhe të Jugut, për të krijuar mundësinë që të vihen në dispozicion fonde dhe burime të tjera federale.

Ai u tha gazetarëve në Pensilvani: “ne jemi absolutisht të përgatitur” për uraganin Florence. Presidenti pohoi se stuhia mund të shkaktojë dëme të rënda.

Jeff Byard i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave Federale tha se stuhia nuk do të jetë “një goditje kalimthi”, por një grusht i drejtpërdrejtë mbi brigjet lindore”. Kjo, tha ai, “nuk do të jetë një stuhi nga e cila njerëzit mund ta marrin veten brenda pak ditësh”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?