Abazi i VV-së: Vuçiqi i poshtëroi publikisht krerët e krekosur, i bëri të veprojnë si pula të lagura

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje nga Republika e Shqipërisë, Boiken Abazi ka bërë një shkrim në profilin e tij në Facebook në lidhje me vizitën që po i bën Kosovës kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ai shkruan se me vizitën e tij në liqenin e Ujmanit, Vuçiqi i ka poshtëruar publikisht krerët e vendit – duke […]
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje nga Republika e Shqipërisë, Boiken Abazi ka bërë një shkrim në profilin e tij në Facebook në lidhje me vizitën që po i bën Kosovës kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ai shkruan se me vizitën e tij në liqenin e Ujmanit, Vuçiqi i ka poshtëruar publikisht krerët e vendit – duke aluduar në kryetarin Thaçi, kreun e Kuvendit Veselin dhe kryeministrin Haradinajn, shkruan Periskopi.
Në fund ai shkruan se shqiptarët po mobilizohen për ta rrëzuar regjimin që ai e quan ‘kolaboracionist’.
Ky është shkrimi i tij i plotë në Facebook: “Me ardhjen e tij në Kosovë, e më tej me “vizitën” e tij të imponuar në Liqenin e Ujmanit, Vuçiçi i poshtëroi publikisht njëri pas tjetrit krerët e krekosur të shtetit të Kosovës, që para tij veprojnë si pula të lagura. Por nuk poshtëroi shqiptarët që po mobilizohen për ta rrëzuar këtë regjim kolaboracionist”












