Abazi i Palestinës zbulon: Trumpi na ofroi konfederatë me Jordaninë, ne e duam edhe Izraelin

I vënë në pozitë të vështirë nga presioni i Shtëpisë së Bardhë me uljen e financave, presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka zbuluar që ShBA-të i kanë ofruar që të hyj në konfederatë me Jordaninë në mënyrë që të zgjidhet konflikti në Lindjen e Mesme, shkruan El Pais, transmeton Periskopi. Ai iu tha delegatëve paqësor dhe […]
I vënë në pozitë të vështirë nga presioni i Shtëpisë së Bardhë me uljen e financave, presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka zbuluar që ShBA-të i kanë ofruar që të hyj në konfederatë me Jordaninë në mënyrë që të zgjidhet konflikti në Lindjen e Mesme, shkruan El Pais, transmeton Periskopi.
Ai iu tha delegatëve paqësor dhe deputetëve izraelitë që erdhën ta vizitonin në Ramallah se propozimi i ishte bërë nga dhëndri i presidentit Trump, Jared Kusher, dhe nga ndërmjetësi amerikan, Jason Greenblatt.
Kjo konfederatë do të përfshinte jo vetëm Jordaninë dhe Palestinën, por edhe Izraelin – sipas qejfit të presidentit palestinez. Abazi ka shtuar se ka refuzuar planin e paqes sepse nuk do që atë ta finalizojë administrata e Trumpit, e cila ka qenë “armiqësore ndaj palestinezëve dhe e ka bllokuar procesin e paqes.” /Periskopi












