A po e quan tradhtar Hashim Thaçin Rrahim Pacolli?

Sekretari Organizativ i AKR-së, i ka quajtur tradhtar të kombit ata që po flasin për kufijtë, duke aluduar kështu edhe për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Gjersa ka deklaruar se do të mbrojnë kufijtë e shtetit deri në fund. Përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, Pacolli ka thënë se tradhtarët e kombit […]
Përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, Pacolli ka thënë se tradhtarët e kombit kanë filluar të shfaqen, duke aluduar kështu për Presidentin Hashim Thaçi, por deklaron se fundi i tyre dihet.
Deklaron se do t’i mbrojnë kufijtë e shtetit deri në fund.
“Tradhtarët e kombit kanë filluar të shfaqen. Por fundi i tyre gjithmonë dihet. Kufijtë e shtetit do t’i mbrojmë deri në fund”, ka shkruar Pacolli.
Kujtojmë se pjesë e ekipit negociator që do të përfaqësojë Kosovën në dialogun me Serbinë, ku pritet të diskutohet për idenë e Presidentit Thaçi për shkëmbimin e territoreve është edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.












