A mund të arrestohet Thaçi nëse do ta vizitonte Preshevën? Kështu përgjigjet ministri i brendshëm serb

Ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq ka thënë se ministria e tij do të vepronte në bashkërendim me urdhërat e gjykatës, nëse Hashim Thaçi do të vizitonte Serbinë Jugore, apo Luginën e Preshevës, shkruan Tanjug, transmeton Periskopi. I pyetur nga gazetarët nëse Serbia do të vepronte me diplomaci lidhur me ndonjë kërkesë të mundshme të […]
Ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq ka thënë se ministria e tij do të vepronte në bashkërendim me urdhërat e gjykatës, nëse Hashim Thaçi do të vizitonte Serbinë Jugore, apo Luginën e Preshevës, shkruan Tanjug, transmeton Periskopi.
I pyetur nga gazetarët nëse Serbia do të vepronte me diplomaci lidhur me ndonjë kërkesë të mundshme të Thaçit në Luginë, ose a do të arrestohej, ai ka thënë se ‘Serbia është një vend ku aplikohet ligji’.
Ai ka thënë se ndalesa e Vuçiqit për të shkuar në fshatin Banjë ka qenë e organizuar nga autoritetet në Prishtinë.
“Nuk kam ndonjë evidencë deri tani por në bazë të deklaratave, kjo ka ndodhur për shkak të autoriteteve në Kosovë, pra është e qartë se kjo ndalesë ka qenë e organizuar nga autoritetet e Prishtinës”, ka thënë ai./Periskopi/












