A iu ndalua Vuçiqit vizita në Ujman? Thaçi: Nuk lejojmë që Kosova të poshtërohet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se çdo takim që po ndodhë në Bruksel, po kuptohet se dialogu është tepër i vështirë, që nënkupton sipas tij, edhe arritja e marrëveshjes mes të dyja vendeve mbetet shumë e vështirë. Ai u është përgjigjur gazetarëve në pyetjen se a u anulua takimi për shkak të kërkesës […]
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se çdo takim që po ndodhë në Bruksel, po kuptohet se dialogu është tepër i vështirë, që nënkupton sipas tij, edhe arritja e marrëveshjes mes të dyja vendeve mbetet shumë e vështirë.
Ai u është përgjigjur gazetarëve në pyetjen se a u anulua takimi për shkak të kërkesës së Vuciqit për ta vizituar edhe liqenin e Ujmanit.
“Do të respektohet në përpikmëri itinerari i lejuar për vizitën, nuk cënojmë askënd por nuk lejojmë askënd ta poshtërojë Kosovën. Ne sot kemi dialoguer dhe negociuar përmes zonjës Mogherini që ka qenë procedurë dhe praktikë por kemi se dallimet janë shumë të thella dhe jemi në pozicione shumë të largëta dhe për këtë arsye kanë mbetur të angazhohemi më tutje. Unë nuk vlerësoj se ka ndodhë bojkot, por e di që dallimet, zakonisht ne takohemi këtu në rrafshin bilateral, Kosova me zonjën Mogherini, Serbia me zonjën Mogherini dhe pastaj ndodhin takimet në rrafshin trilateral”, ka thënë Thaçi, transmeton Periskopi.
“Gjërat po bëhen edhe më të vështira dhe mospajtimet vetëm po thellohen. Sot kemi diskutuar vetëm përmes zonjës Mogerini dhe kuptohet që ato shfaqje të dallimeve të mëdha të jemi në fazën e reflektimeve të mëtutjeshme për dialogun .Konstatojmë se dialogu duhet të vazhdojë dhe duhet të ketë takime në të ardhmen Bështirësitë janë më të mëdha, por dialogu për paqe dhe stabilitet nuk ka alternativë. Njerëzit tonë meritojnë paqe, marrëveshje dhe meritojnë që ne sot të sakrifikojmë dicka nga vetvetja për paqen dhe stabilitetin e njerëzve tonë.. Ky dialog dhe këto negociata për marrëvesjhe Kosovë – Serbi nuk bëhen vetëm për të kënaqur shqiptarët dhe serbët, por bëhen edhe për të realizuar vlerat euro-atlantike për Kosovën dhe Serbinë. Falënderoj zonjën Mogerini e cila është e gatshme për të na dëgjuar në këtë process shumë të nevojshëm për arritjen e marrëveshjes për paqe mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Thaçi./Periskopi/












