A është ky paralajmërimi më i frikshëm që jep një historian nëse Lugina i bashkohet Kosovës

Historiani Frashër Demaj është shprehur i shqetësuar për çështjen e korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë, raporton Periskopi. Në emisionin “Click” ai ka thënë se nëse Kosova pretendon ta marrë Luginën e Preshevës, atëherë sipas tij do të hapet Kutia e Pandorës. Demaj i druhet një lufte të mundshme botërore […]
Në emisionin “Click” ai ka thënë se nëse Kosova pretendon ta marrë Luginën e Preshevës, atëherë sipas tij do të hapet Kutia e Pandorës.
Demaj i druhet një lufte të mundshme botërore nëse realizohet ideja e shkëmbimit të territoreve.
“Nëse na e pretendojmë Luginën, pastaj do të hapet Kutia e Pandorës, mund të hapet çështja e Sanxhakut, Kroacia do të kërkojë të zgjidhet çështja e kroatëve, do të prodhohet një efekt domino dhe do të prodhohet një krizë e madhe ballkanike. Nëse Lufta e Parë Botërore ka nisur për shkak të vrasjes së Franc Ferdinandit, paramendojeni çka mund të ndodhë me veprime të tilla”, ka deklaruar ai tutje./Periskopi












