Thaçi i quan konspiracione dhe paranoja konstatimet se idenë e Preshevës e nisi nga frika e Speciales

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka quajtur konspirativ dhe paranojak zërat që thonë se ai ka hedhur idenë e bashkëngjitjes së Luginës si tërësi me Kosovën, shkaku i frikës nga Gjykata Speciale. President, ka zëra që thonë se ju keni nisur këtë ide shkaku i frikës nga Gjykata Speciale, ishte pyetja e gazetarit për […]
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka quajtur konspirativ dhe paranojak zërat që thonë se ai ka hedhur idenë e bashkëngjitjes së Luginës si tërësi me Kosovën, shkaku i frikës nga Gjykata Speciale.
President, ka zëra që thonë se ju keni nisur këtë ide shkaku i frikës nga Gjykata Speciale, ishte pyetja e gazetarit për Thaçin, në të cilën ai u përgjigj:
Nuk do të lejoj ndarje të Kosovës, nuk do të lejoj krijimin e ndonjë Republika Srpska apo Asociacionin me kompetenca ekzekutive, nuk lejoj. Nuk lejoj shkëmbim. Unë jam në favor të bashkëngjitjes së Luginës me Kosovën. Në asnjë rrethanë nuk do të lejoj që dikush të bisedojë për Trepcën, Gazivodën. Unë shikoj interesat shtetërore mbi paragjykimet, paranojat që dikush mund të shfaqë Edhe Haradinaj, edhe Limaj edhe Veseli, të gjithë janë për dialog me Serbinë.
Thaçi thotë se arritja e marrëveshjes me Serbinë, i kontribuon paqes në Ballkan. Në një konferencë për media, Thaçi edhe një herë tha se Kosova me ‘demarkimin e kufirit me Serbinë do të fitojë automatikisht njohje nga Serbia’, shkruan Periskopi.
“E kam theksuar shpesh, marrëveshja Kosovë – Serbi është në interesin e dy shteteve dhe popujve tanë, porn ë të njëjtën kohë, nëse arrihet marrëveshja, ka ndikimin e vet edhe në rajon. Procesi është jashtëzakonisht i ndjeshëm, kompleks, i debatueshëm në një rrafsh të gjërë kombëtar e ndërkombëtarë. Në kuadër të opinioneve të sinqerta, mbështetëse politike, akademike, mund të krijohen edhe diveregjenca të ndryshme pro apo kundër marrëveshjes, gjë që unë e respektoj si diçka shumë shumë legjitime. Ajo që është shumë me rëndësi është që të gjithë janë për dialog, pa dallim, në nivel rajonal e ndërkombëtar do ta mirëprisnin një marrëveshje që i hap rrugën Kosovës për anëtarësim në BE, NATO e për Serbinë rrugën drejt perspektivës evropiane”, ka thënë Thaçi, transmeton Periskopi.
Ai ka thënë se vendet e rajonit mbështesin arritjen paqësore mes Kosovës dhe Serbisë.
“Edhe Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, si vende fqinje, mbështesin dialogun dhe do ta mirëprisnin marrëveshjen paqësore, në frymë dhe substancë evropiane e që sjell paqe e stabilitet në rajonin tonë. Tanimë marrëveshja e mundshme që mund të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë cdo ditë e më tepër është duke marrë një përkrahje të gjërë e të domosdoshme”, ka thënë ai.
Përsëriti se nuk do të jetë fare e lehtë arritja e marrëveshjes së tillë.
“Nuk do të jetë fare proces i lehtë për ditët, javët dhe muajt e ardhshëm sepse do të kemi demarkimin e kufirit, apo korrigjimin e kufirit prej 430 kilimetrash. Nuk mund të ketë njohje reciproke pa përmbylljen e këtij procesi. Korrigjimi i kufirit i siguron Kosovës njohje direkte nga Serbia dhe bashkimin e Luginës me Kosovën. Njohja nga Serbia nënkupton automatikisht njohjen e Kosovës nga pesëshja e BE’së. Respektoj në plotni të drejtën e shqiptarëve në Luginë të shprehur më 1992 dhe kërkesa e tyre drejtuar partive politike në Kosovë, është e drejtë e saktë, me kohë, në përputhje me të drejtat legjitime të vullnetit të qytetarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”, ka thënë ai.
Thaçi porositi partitë politike në Kosovë që të bëhen unike karshi dialogut në mënyrë që të funksionalizohet sa më shpejt ekipi negociator.
“Do të ishte shumë me rëndësi që ekipi negociator i Kosovës të funksionalizohet, të zgjerohet dhe të fillojë punën, të sigurojë një konsensus më të gjërë politik me partitë politike, shoqërinë civile, mediat. Dua të besoj se në të ardhmen do të kemi veprime më të shpejta, më konkrete me mundësi teorike për marrëveshjen por me shpresë se do të arrihet”, ka thënë ai./Periskopi/












