76% e sulmeve islamofobike të vitit 2017 synonin gratë në Belgjikë

Rreth 76 për qind e sulmeve islamofobike në Belgjikë në vitin 2017 synonin gratë myslimane. Këtë e zbuloi dje një shoqatë anti-islamofobie që e ushtron rolin e saj pikërisht në shtetin belg. Në raportin e shoqatës belge për Parandalimin e Islamofobisë (CCIB) thuhet se sulmet u kryen kryesisht në vendet e adhurimit, duke përhapur urrejtje […]
Këtë e zbuloi dje një shoqatë anti-islamofobie që e ushtron rolin e saj pikërisht në shtetin belg.
Në raportin e shoqatës belge për Parandalimin e Islamofobisë (CCIB) thuhet se sulmet u kryen kryesisht në vendet e adhurimit, duke përhapur urrejtje në mediat sociale dhe agresion fizik ndaj njerëzve.
“Ka një sulm islamofobik në Belgjikë çdo dy ditë”, thotë raporti.
Po i njëjti raport thekson se 29 për qind e sulmeve islamofobike ndodhën në internet, e cila njëherit ishte edhe zona më e përhapur ku ndodhën këto sulme.
Kurse, zona të tjera ku ndodhën sulme islamofobike janë: Jeta e përditshme (17 përqind), institutet arsimore (16 përqind), vendi i punës (14 përqind) dhe politika (8 përqind) janë zona të tjera ku ndodhin sulme islamofobike.
Poashtu sipas CCIB, gratë muslimane u sulmuan kryesisht për shkak të shamive të tyre të kokës.
Raporti deklaroi se shumica e sulmuesve ishin meshkuj.
BE ka dëshmuar kohët e fundit rritjen e islamofobisë dhe urrejtjes së emigrantëve në vitet e fundit të shkaktuara nga propaganda nga partitë e ekstremit të djathtë dhe populiste, të cilat kanë shfrytëzuar frikën mbi krizën e refugjatëve dhe terrorizmin.












