20 vjeçari deklaron se u rrah nga mjekët në spitalin psikiatrik

20 vjeçari deklaron se u rrah nga mjekët në spitalin psikiatrik

Dhunë në spitalin psikiatrik Bardovcë, Maqedoni. Ndonëse nga spitali mohojnë, megjithatë, një 20-vjeçar nga Kumanova thotë se është rrahur nga dy mjekë. “Duke dalë jashtë, pash që nënën time doktorët e kishin kapur zvarrë për krahu dhe e kanë nxjerrë jashtë. Kur ma nxorën nënën jashtë, mua mi mbyllën dyert dhe aty e pash që […]

Ndonëse nga spitali mohojnë, megjithatë, një 20-vjeçar nga Kumanova thotë se është rrahur nga dy mjekë.

“Duke dalë jashtë, pash që nënën time doktorët e kishin kapur zvarrë për krahu dhe e kanë nxjerrë jashtë. Kur ma nxorën nënën jashtë, mua mi mbyllën dyert dhe aty e pash që m’janë afruar të gjithë doktorët, dhe doktori i pari më ra me boks këtu. Kur doktori më ra me boks, unë duke dashur ta mbroj veten, më janë sulur të gjithë, çfarë kanë qenë aty, edhe drogaxhinjtë, mafiozët edhe mjekët, më kanë rënë me grushte, me shqelma deri sa më kanë bërë tërë gjak”, tha V.A. – pacient.

Edhe pasi e kanë lidhur, V.A. pohon se një nga mjekët ka ushtruar dhunë mbi të dhe e ka fyer. E ëma e të riut mendon se kjo ka qenë përpjekje për t’ia marrë atij sendet me vlerë.

“Djalin ma kanë kapur vetëm sepse me vete ka pasur ar dhe para, që ta trullosin djalin dhe t’ia marrin. Por se ma sjellin djalin deri në këtë gjendje, unë këtë nuk e lë me kaq! Ta çosh fëmijën në rregull e ta marrësh të masakruar, kjo është… “, u shpreh Hanife A. – nëna e V.A.

Nga spitali psikiatrik i mohojnë këto pretendime. Personi në fjalë është sjellë në spital në gjendje të rëndë akute-psikotike, me sjellje agresive dhe lëndime thotë Qamil Kovaçi, drejtor i spitalit psikiatrik.

“Pacienti në fjalë është sjellë me lëndime trupore. Pas qëndrimit diku 16 orë në spital dhe dhënies së terapisë adekuate që të arrijmë sa do pak ta qetësojmë pacientin, është marrë iniciativa që të dërgohet diku tjetër që të bëhet tretmani i lëndimeve trupore. Do me thënë pacienti është sjellë me lëndime trupore”, tha Qemal Kovaçi, drejtor i spitalit psikiatrik Bardovcë.

Kovaçi gjithashtu mohon kontaktin e V.A me pacientë të tjerë.

Megjithatë asnjë nga këto nuk mund të dëshmohet me pamje sepse në dhomën ku është pranuar pacienti nuk ka kamera të sigurisë. E vetmja dëshmi mbeten raportet e mjekëve.

Në to shkruhet se pacienti në spital është ­çuar me lëndime, ndërsa me vete nuk ka pasur gjëra me vlerë. E ëma e V.A na tha se rastin e kanë paraqitur në stacionin policor në Karposh.

Por zyrtarët policor të këtij stacioni nuk e kanë regjistruar rastin.

“Pas kryerjes së kontrolleve të rastit për të cilin pyetët, është konstatuar se janë bërë lëshime në veprimet e zyrtarit policor, e për këtë ndaj tij do të ndërmerren masa e nevojshme”, thanë nga MPB.

Me ose pa fakte, çdo paraqitje që bëhet nga qytetarët, duhet që të regjistrohet në polici, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur në rastin e V.A. Ministria e Brendshme nuk na dha informacione më të detajuara se pse rasti në fjalë nuk figuron aty ku familjarët e pacientit e kanë paraqitur. Megjithatë TV21 nga burime të tij mësoi se zyrtarët policorë nuk e kanë regjistruar paraqitjen. Ata vetëm i kanë udhëzuar familjarët e V.A që rastin ta paraqesin në Sektorin për Punë të Brendshme në Kumanovë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?