20 mijë turistë te Shpella e Gadimes vetëm për 8 muaj

20 mijë turistë te Shpella e Gadimes vetëm për 8 muaj

Rreth 20 mijë vizitorë ka pasur deri në këtë fazë të vitit Shpella e Gadimes. 10 mijë prej tyre llogaritet të kenë frekuentuar brendësinë e kësaj shpelle të rrallë vetëm gjatë muajve të verës. Në mesin e shumë bashkatdhetarëve që vizitojnë këtë monument natyror, është edhe Rami Osmani nga Melburni i Australisë, që ka ardhur […]

10 mijë prej tyre llogaritet të kenë frekuentuar brendësinë e kësaj shpelle të rrallë vetëm gjatë muajve të verës.

Në mesin e shumë bashkatdhetarëve që vizitojnë këtë monument natyror, është edhe Rami Osmani nga Melburni i Australisë, që ka ardhur për të parë sërish shpellën pas 15 vjetësh.

“Vij nga Melburni për të vizituar Kosovën, në pushime. Kam qenë në këtë shpellë më 2003, është një atraksion shumë i mirë, të bën të kthehesh përsëri e përsëri për ta vizituar. E mrekullueshme!”, ka thënë Osmani

Osmani thotë se sheh ndryshime pozitive.

“Shumë ndryshime mbaj mend nga 2003-ta, është kujtim i mirë nga ajo që mbaj mend. Ende nuk kam hyrë brenda, por besoj që do të jetë një përvojë e mrekullueshme”, ka shtuar ai.

Të kënaqur me shifrat, janë drejtuesit e shpellës.

Por, thonë se ky numër do të mund të ishte edhe më i madh sikur Shpella e Gadimes të promovohej edhe përmes guidave shtetërore.

Pos kësaj, shpella që menaxhohet nga Ministria e Mjedisit, ka nevojë edhe për investime.

Rrjeti i ri i ndriçimit në Shpellën e Gadimes është një investim i domosdoshëm, pasi në të vjetrin, që daton nga vitet e ’70-ta, që atëherë janë bërë vetëm investime të pjesshme, por që janë të pamjaftueshme

Përderisa në Divizionin për Turizëm të Ministrisë së Tregtisë, nuk kanë dhënë asnjë përgjigje, në Ministrinë e Mjedisit kanë thënë se do t’i investojnë 25 mijë euro për ndriçim.

“Kemi në projekt, fazën e fundit të ndërrimit të lidhjeve, kabllove dhe instalimeve të nevojshme me një vlerë rreth 25 mijë euro, të cilat do ta rregullojnë sistemin përfundimisht për 10-20 vjetët e ardhshëm. Specifikimi dhe para-masat e projektit janë përgatitur; mjetet ka gjasa që t’i sigurojmë brenda dy javëve dhe ta publikojmë tenderin”, ka thënë Bajram Kadriu, zyrtar për informim në MMPH.

Rreth 40 mijë llogaritet të ketë qenë numri i vizitorëve të këtij atraksioni natyror gjatë vitit të kaluar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?